Dieta e pasur me mish të kuq dhe qumësht,terren për bakterin e Echeria coli
Konsumimi në sasi të madhe e mishit të kuq dhe qumështit është më i ndjeshëm ndaj infeksioneve, që shkaktohen nga bakteri i Echeria Coli, që njihet si shkaku kryesor i diarresë. Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të publikuar në revistën prestigjioze “Nature”.
Shkencëtarët australianë të “Monash University” të koordinuar nga Travis Beddoe kanë analizuar me metodën e kristalografisë proteinike indet njerëzore të aparatit tretës dhe të veshkave. Nga analizimi i të dhënave ka rezultuar se këto inde kanë qenë toksike tipike prej bakterit të Esheria Coli, vetëm në rastin kur konsumohej në sasi të madhe sheqerna të akumuluara në inde. “Këto toksina nuk arrijnë të fiksohen në indet njerëzore në mungesë të disa sheqernave dhe nëse i konsumojmë në sasi të mëdha, në vend që toksinat të shtohen, çojnë në një virulencë më të madhe të bakterit dhe toksiciteve të tyre. Bëhet fjalë për një sheqernë të veçantë, i quajtur “acidi N-glicolilneuraminico”, tipik i një ushqyerjeje të pasur me mish të kuq dhe qumësht”, shpjegon Beddoe.