Dieta kundër të ftohtit

02/02/2005 Mjaltë, supëra dhe speca djegës për të mos u ftohur
Supëra dhe turli perimesh të ngrohta, të pasuruara edhe me pak spec djegës gjysmë të grirë, shumë mjaltë, kivi, kunguj dhe karrota. Kjo është dieta kundër të ftohtit, e cila forcon sistemin imunitar ndaj gripit dhe ftohjes së bezdisshme të cikmës së dimrit, i cili erdhi befas këto dy ditë në të gjithë vendin tonë, dietë që ndihmon të kalojmë stinën më të vështirë të vitit. Sepse, kur jashtë bie dëborë dhe temperaturat shkojnë në minimum, duhet ngrohtësi. Për t’u ushqyer dhe ngrohur organizmin, duke e ndihmuar të mbajë një temperaturë të rehatshme dimërore, por ama pa e tepruar me kaloritë, është e këshillueshme të zgjidhen ushqime të ngrohta, mundësisht me përbërje të lëngët, sepse lëngjet e ruajnë ngrohtësinë më gjatë se lëndët e ngurta. Kështu që janë shumë të përshtatshme supërat me bazë perimesh, bishtajash dhe orizi, të cilat të ngrohin më tepër se një pjatë makarona. Përveç kësaj, gjatë ditës është e këshillueshme të pihen pije të nxehta e të trasha. Pastaj e rëndësishme është marrja e përditshme e vitaminave A, C dhe E. Dritë jeshile frutave dhe perimeve të freskëta me agrume, kivi, spinaq, çikore dhe brokoli, për shkak të rolit që kryen vitamina C në trupin tonë, por shumë të mirë janë edhe ushqimet si kungulli apo karrotat, të pasur me vitaminë A, gjithashtu qepët dhe hudhrat e gjalla, që kanë një vlerë antibakteriale shumë të lartë. Nuk duhet lënë pas dore as vitamina e çmuar E, që ndodhet në kokrrat e grurit, te bajamet, lajthitë e arrat dhe patatet, në farat e thata të lulediellit, në vajin e ullirit dhe në vajin e lulediellit. Si pasojë e të ftohtit, viruset i ngarkojnë në maksimum bateritë e tyre, duke detyruar mijëra njerëz të zënë shtratin me shenja të qarta si ethe, kollë, dhimbje të trupit, shpesh të tmerrshme. Nëse do të ndiqnim pikë për pikë këshillat e gastronomëve, të kombinuara me shumë rituale krahinore, atëherë duhen drejtuar sytë nga disa trajtime shtëpiake e popullore, siç janë mjalti me qumësht, supërat e ngrohta, kompresat etj. Kombinimi mjaltë-qumësht është shumë i mirë, sepse në aparatin tretës shkojnë dy përbërës ushqimorë me vlera të mëdha ushqyese, të marrë këta edhe veç, apo ndryshe, një koktejl i mirë ushqyes, përveç rasteve kur teprohet ose je sëmurë me diabet dhe ka probleme me nivelin e sheqerit në gjak. Janë shumë të rëndësishme pastaj lëndët antioksiduese si karotenoidet, që ndodhen te karrotat: këto, falë beta-karotenit, nxisin një veprim antitrup më të fuqishëm. Mes rregullave “për të mbijetuar” në dimër, specialistët këshillojnë të mos ndalni veprimtarinë fizike: pra duhet të mos e lini pas dore sportin, por pa u lodhur më shumë se ç‘duhet, për të mos shterrur fuqitë që trupi ka gjatë kësaj kohe. Dhe për të përballuar një problem që tek e fundit është një dukuri tipike për ndërrimin e stinëve, rënia e flokëve, mund të ndërhyni me produkte me bazë rozmarine dhe hithre. Në fund, për mirëqenien e përgjithshme të organizmit, është i dobishëm mjalti, ndërsa në lidhje me ushqimin, ku nuk duhet të mungojë absolutisht peshku dhe kosi (të pasur me vitaminë D), është përherë e nevojshme ta pasurosh edhe me maja birre, një ilaç i vërtetë për stomakun, lëkurën dhe flokët.