Puthja e rrezikshme e Kolinit
02/02/2005 Pasioni i tepërt në sheshxhirim jo gjithmonë është i nevojshëm. Kjo vlen edhe për Colin Farrell, i detyruar, sipas asaj që shkruan The Scoop, të rixhirojë disa skena të filmit të tij të ri, Bota e re, sepse rrezikon skandalin. Filmi rrëfen historinë e kolonistit anglez Terrence Malick dhe indianes bukuroshe Pocahontas. Mes të dyve ishte parashikuar një puthje. Për fat të keq, aktorja që luan Pocahontas, Q'Orianka Kilcher, është vetëm 14 vjeçe dhe Colin, sipas disa zërave, ka qenë tepër pasionant në përpjekjen e tij… Aq shumë pasionant, sa avokatët e këtij filmi i druhen ndonjë klauzole të ligjit amerikan kundër pornografisë së minorenëve.