E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen të prekurit nga reumatizma

Sëmundjet reumatizmale përveçse po shtohen, tashmë po prekin edhe moshat e reja. Mjekët reumatologë thonë se gjithçka lidhet me mënyrën e jetesës dhe të kequshqyerjes.

Në këto ditë që karakterizohen nga një mot tejet i paqëndrueshëm, me vranësira, reshje shiu dhe temperatura të luhatshme, janë shtuar vizitat e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet reumatizmale. Mjekët reumatologë shpjegojnë se në rastet e spondiliartrozës apo sëmundjeve të tjera, të lehta reumatizmale, një aspirinë 500 mg dhe jo më shumë lehtëson dhimbjen. Por, nga ana tjetër, ata duhet të paraqiten edhe te mjeku i familjes. Vetëm në raste të komplikuara pacienti duhet të paraqitet edhe te reumatologu. Një këshillë që theksohet edhe për sëmundjet reumatizmale, sikurse edhe për të tjerat, është përzgjedhja dhe disiplinimi i ushqyerjes si dhe aktiviteti fizik i vazhdueshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›