Infeksionet urinare, ja masat për parandalimin
Por duhet të kemi mënyra sesi mund të shërohen infeksionet e fshikëzës dhe deri tani janë bërë të mundura tri mënyra për ta kuruar edhe pse origjina e kësaj sëmundjeje është ende e panjohur. Mënyra e parë ka të bëjë me rregullat higjieno-dietetike, antibiotikët dhe ilaçe të tjera jo antibiotikë.
Rregullat higjieno-dietetike
Rregulli i parë është shumë i thjeshtë: të pish shumë që të urinosh shpesh. Ka rëndësi, pasi i jep mundësi veshkës që të punojë më mirë. Do të ishte mirë që në ditë masa e diurezës të ishte 1.5 litër në ditë. Do duhej që kjo të kompensohej me të njëjtën sasi uji, madje në raste të ndryshme sasia e ujit mund të jetë edhe më e madhe se 1.5 litra. Kjo nuk ka rëndësi nga natyra e lëngjeve: uji, pasi shija e tij është e pranueshme nga të gjithë. Rregulli i dytë: është e rëndësishme që fshikëza e urinës të zbrazet në çdo 3-4 orë. Kapaciteti i fshikëzës është i ndryshëm te njerëz të ndryshëm, deri në 300 ml dhe pak më e madhe te femrat. Është e dëmshme mbajtja e urinës, por edhe urinimi i shpeshtë. Kjo ka ndikimi negative në veshka dhe shtimin e kripërave në urinë. Përveç kësaj, te femrat do të qe mirë përdorimi i një sapuni për larje, në mënyrë që të rregullohen përqindjet e kripërave.
Trajtimi me antibiotikë
Nëse problemet vazhdojnë edhe pas këtij trajtimi, atëherë duhet të kalohet në një trajtim me antibiotikë. Bëhet fjalë për dy lloj trajtimesh, të shkurtër ose të gjatë në kohë. Molekulat më të përdorshme deri tani janë nitrofurantoine dhe contrimoxazol.
Një problem me fshikëzën mund të shfaqet edhe pas një raporti seksual. Kështu në këto raste është e mundur të merret një antibiotik pas çdo raporti, në mënyrë që të mos përsëriten problemet. Nëse antibioprofilaksia vazhdon, atëherë do të merrni një kokërr para se të flini, çdo ditë përgjatë 6 muajsh, në mënyrë që të ulen problemet. Por për fat të keq përdorimi i këtyre antibiotikëve ka dhe efekte anësore, si janë të vjellat dhe shfaqje të kandidas në pjesën e vaginës dhe për më tepër është një ilaç që favorizon shfaqjen e baktereve rezistuese.
Trajtimet e tjera
Estrogjenet lokale lejojnë korrigjimin e shqetësimeve sidomos gjatë periudhës së menopauzës. Gjatë kësaj kohe mund të ketë ulje të pH të vaginës dhe në shfaqen e baktereve në vaginë. Prandaj duhet të thuhet se gjatë periudhës së menopauzës është e mundur që trupi të jetë më i predispozuar të ketë probleme me fshikëzën e urinës. Boronica e kuqe përmban substanca që nuk lejojnë përqendrimin e baktereve në paretet e fshikëzës. Boronica mund të gjendet në farmaci edhe si shurup, kokërr por edhe në pluhur në qeska të vogla. Por kujdes, përdorimi i tyre duhet të jetë i përcaktuar më parë.