E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja çfarë duhet të bëni për t’u dobësuar

Keni bërë gjithçka për t’u dobësuar dhe nuk arrini të bini asnjë gram? Atëherë, për t’i hequr kilet e tepërta, duhet të ndryshoni mënyrën sesi ushqeheni. Ja mënyrat që ju propozojmë

1. Proteinat

Proteinat janë ushqimi ndërrues i organizmit. Sigurisht që ato mbajnë muskujt. Prandaj për t’u dobësuar dhe mos të humbisni bonifikimin, duhet që të mos i harroni.

Peshku, vezët dhe mishi i pulës, apo dhe sallami pa dhjam: mund të zgjidhni mes tyre. Që organizmi juaj të përfitojë, duhet të hani nga këto ushqime gjatë ditës. Nuk është e nevojshme që mishin ta hani gjatë mbrëmjes.

Këshilla: hani një ushqim të pasur me proteina çdo mëngjes dhe drekë.

2. Ushqimi

Nëse nuk arrini dot të dobësoheni, duhet të zgjidhni mënyra të tjera. Edhe pse do t’u duket pak e çuditshme, është mirë që kur të vendosni të dobësoheni, duhet të hani pak më shumë. Prandaj nuk duhet të hiqni dorë nga ushqimet që përmbajnë amidon. Por duhet të evitoni pak bukë mes vakteve. Bukë, pilaf, makarona, por edhe thjerrëza: zgjidhni mes tyre. Mund t’i hani, por jo të shoqëruara me diçka tjetër që përmban yndyrna.

Këshilla: është mirë që të hani çdo vakt një ushqim që përmban amidon.

3. Hiqni dorë nga ushqimi pak e gjithnjë

Të hash pak e gjithnjë është armiku numër 1 i siluetës suaj. Për t’u dobësuar dhe për të ruajtur linjën, është mirë që të mos hani mes vakteve. Në mënyrë që të mënjanoni ngrënien mes vakteve, duhet që në çdo vakt të hani mjaftueshëm dhe të keni mundësi që të mos ndjeni nevojën për të ngrënë diçka shtesë.

Këshilla: hani diçka të lehtë dhe pini një gotë të madhe me ujë, në rast se ndjeni uri mes vakteve.

4. Hani darkë lehtë

Gjatë natës trupi harxhon më pak energji se gjatë ditës. Prandaj është parësore që darka të jetë një vakt i lehtë. Për të mos pasur uri gjatë mbrëmjes, është e mundur që të hani ndonjë pilaf ose makarona, në mënyrë që t’u mbajë më gjatë dhe mos t’u sjellë dëshirën për të ngrënë. Në të kundërt, mos harroni ushqimet tuaja me bazë proteina: trupi juaj nuk ka nevojë gjatë natës.

Këshilla: të mbushni pjatën me 50 për qind perime dhe 50 për qind ushqime që përmbajnë niseshte.

5. Programi

Për t’ju ndihmuar që të ndiqni këshillat tona: ja ushqimet e një dite diete:

Mëngjesi

- 1 porcion me përmbajte amidoni (bukë, biskota...)

- 1 porcion proteina (1 vezë ose një copë sallam)

- 1 copë djathë

- 1 frutë

Dreka

- 1 porcion me përmbajtje amidoni (brumëra, oriz, thjerrëza, bizele...)

- 1 porcion perime

- 1 porcion proteina (1 copë mishi pule, peshk, mish të kuq, ose dy veze dhe dy copa sallam)

- 1 frutë

Darka

- 1 porcion me amidon (brumëra, oriz, thjerrëza, bizele...)

- 1 porcion perime

- 1 gotë kos

Reflekset e mira

Mos harroni të pini 1.5 litër ujë në ditë

-Kufizoni përdorimin e yndyrnave. Gjatë ditës nuk duhet të hani më shumë se dy lugë gjelle vaj, që i përdorni për ushqimet apo të skuqurat.

- Merruni me sport. Aktiviteti fizik është i rëndësishëm në kuadrin e një regjimi.

Marrë nga www.topsante.com

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›