E Diel, 1 Nëntor 2026

Diferenca e moshës në një marrëdhënie burrë-grua



Meshkujt preferojnë që partnerja e tyre të jetë më e vogël në moshë se vetja, kurse femrat të kundërtën. Gjithsesi, pavarësisht këtyre kombinimeve, që jo gjithmonë ndodhin ashtu siç duam, studiuesit kanë arritur në përfundimin se diferenca e moshës është e rëndësishme në një marrëdhënie në çift. Të gjithë bëhemi pjesë herë pas here e diskutimeve rreth temave të ndryshme që kanë të bëjnë me jetën në çift. Gjithkush mund të ketë biseduar rreth diferencës së moshës në një raport në çift. Por edhe pse kjo nuk është një pikë e rëndësishme që një lidhje të funksionojë, studimet e ndryshme japin disa konkluzione dhe statistika. Strategjia evolutive më efikase për burrat është të kenë gra më të reja. Dhe kur themi të reja, nuk kemi parasysh as 2, as 5 vjet diferencë, por plot 15 vjet. Këtë e pohon një studim i publikuar nga revista “Biology Letters”, sipas të cilit, diferenca ideale për një çift burrë-grua duhet të jetë një dekadë e gjysmë.
Kërkuesit
Kërkuesit e Universitetit të Vjenës kanë realizuar një studim në popullsinë suedeze duke verifikuar lidhjet mes fëmijëve dhe prindërve. Si rezultat, pjesa më e madhe e fëmijëve të stresuar jetojnë në familje në të cilat mes burrit dhe gruas ka diferencë të vogël moshe. “Burrat kanë tendencë të dëshirojnë gratë më të reja, pasi i gjejnë ato më tërheqëse, ndërsa gratë kërkojnë një partner mashkull të stabilizuar dhe që të jetë plot me siguri në vetvete, të gjitha këto karakteristika i gjen më me lehtësi te burrat më të mëdhenj në moshë”, - shpjegon udhëheqësja e këtij studimi. Por ka dhe studime të tjera që mbështesin këtë studim, i cili për shumë njerëz lë vend për diskutim.
Të njëjtin përfundim ka arritur edhe një studim i bërë në Universitetin e Finlandës. Në vitin 2001, duke studiuar popullsinë e veriut të Finlandës, ata arritën në konkluzione të njëjta: burrat dhe gratë, që kanë një diferencë deri 15-vjeçare, kishin më shumë fëmijë të mbarë.
Diferenca e moshës
Për fëmijët diferenca ndikon mirë, po për vetë riprodhimin? Sipas një studimi të ri në këtë fushë, çifti ideal për riprodhim është i formuar nga një burrë që është 6 vjet më i madh se partnerja e tij. E thotë natyra: me këtë diferencë moshe ekzistojnë mundësitë më të mira dhe shanse të mëdha për t’u riprodhuar. Burrat preferojnë gra, apo shoqe më të reja se vetja, pasi kjo maksimizon mundësinë për të bërë fëmijë, ndërsa shanset ulen ndjeshëm kur gruaja është më e madhe se burri. Gratë, në të njëjtën kohë, rreken të preferojnë burrin më të madh, sepse ky zakonisht siguron më shumë të ardhura për të mbajtur fëmijët. Kështu që stereotipi kulturor që sheh njeriun të preferojë gratë më të reja është thjesht fryt i një tendence natyrore, e bërë për të lehtësuar riprodhimin.
Kërkimi nxjerr në dritë pastaj se kur personat kanë një fëmijë me një partner dhe një fëmijë tjetër me një burrë tjetër, ky partner i dytë ka gjithmonë tendencën për të qenë më i ri se i pari, kjo qoftë në rastin e burrave, ashtu dhe në atë të grave.
Studimet e fundit
Edhe pse “rregulli” i zakonshëm është marrëdhënia kur partneri është më i madh në moshë se partnerja, nuk janë të pakta edhe rastet e tjera. Pra, ka dhe ndryshe. Kohët e fundit është vënë re që shumë gra rreken të kenë marrëdhënie me një mashkull që është më i vogël në moshë, gra që shfaqen më të forta, që nuk kanë nevojë të mbrohen, që tani marrin rolin e mashkullit, bëhen ato mbështetje dhe mbrojtje për një mashkull. Gra që zbulojnë një siguri të re, që në adoleshencë nuk mund të kihet, gra që në vite dhe në eksperiencë kanë gjetur dimensionet e tyre ideale. Gra që ndihen mirë me veten e tyre dhe për këtë arsye pëlqehen shumë nga meshkujt. Gra që i “marrosin” ata meshkuj që kanë disa vjet më pak se ato, të intriguar nga ky lloj miksimi gruaje: eksperte, e zonja dhe pak “mama”.

Gjestet që tregojnë se keni një lidhje të gabuar

Ai ose ajo është shumë xheloze, qoftë dhe pa arsye, si dhe dominuese.
Ai ose ajo kërkon që t’ju izolojë nga familja, miqtë dhe shoqëria.
Ai/ajo kërkon të fajësojë të tjerët në vend që të marrë përgjegjësitë për sjelljet e tij/e saj.
Ai/ajo ju kritikon vazhdimisht, ju thërret në emër ose ju bën të ndiheni keq rreth vetvetes.
Ai/ajo beson që një femër duhet të jetë e barabartë me mashkullin apo beson në stereotipat tradicionalë përsa i përket gjinisë.
Shihni si i trajton ai/ajo të tjerët: nënën, babanë, familjen dhe miqtë. Në të njëjtën mënyrë do t’ju trajtojë edhe ju nëse jo tani së paku në të ardhmen.
Mbase vjen nga një familje ku dhuna është dominuese, ku prindërit abuzojnë me njëri-tjetrin? Kjo mund të jetë “normale” për të, sepse është mësuar me një gjendje të tillë.
Kërkon t’ju përbuzë duke përdorur zë të lartë, gjeste zemërimi, shikime, përplasje apo shkatërrim të gjërave përreth.
Ai/ajo injoron ndjenjat apo nevojat tuaja, kërkon t’ju vërë në lojë për shkak të tyre.
Ndiheni sikur nuk mund të bëni mjaftueshëm për ta kënaqur atë pa marrë parasysh sesa shumë mundoheni.
Ai/ajo është i/e parespektuar nga gjinia tjetër në përgjithësi.
Ai/ajo kërkon shumë gjëra nga ju që ju bëjnë të largoheni nga vetvetja apo nga ajo që ju doni të jeni.
Ai/ajo ka vështirësi për të shprehur ndjenjat, luan “lojëra mendimesh” që ju bëjnë të ndiheni të marrë, injorantë apo konfuzë.
Ai/ajo kërkon që t’ju bëjë përgjegjës për lumturinë e tij/saj apo për të pasur fatin e lidhjes në dorë.
Ju bën të qani, bën premtime dhe ju bën dhurata pas një zënke që keni pasur.

Pas asaj që duket, ai/ajo thotë se ka një karakter të mirë dhe një proces të menduari të vendimeve dhe veprimeve që ai/ajo bën.

8 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›