Edit Mihali: “Skena për të cilën sakrifikova jetën”
Këngëtarja e njohur lirike rrëfehet ekskluzivisht për “Albaniaweekend”
Petrika GROSI
Jeta e vështirë e një fëmije të brishtë, tepër të mbyllur në vetvete, me halle të parakohshme familjare, dashuri të ndaluar, martesë të munguar... Jeta e një këngëtareje lirike të cilës i është dashur të luftojë me thonj dhe me lot, përveç përkushtimit të madh profesional për t’u bërë dikush dhe për të fituar rolet që shumë i ka merituar e justifikuar në skenë. Kjo është tema e bisedës së sotme, që kemi zhvilluar me sopranon e njohur Edit Mihali, e cila flet ekskluzivisht për gazetën “Albania”.
Nëse për një çast do të ktheheshim te fëmijëria e sopranos Edit Mihali, cili është kujtimi më i hershëm?
Eh! Si gjithë fëmijët e tjerë, më kujtohet koha e kopshtit. Por ndryshe nga të gjithë fëmijët e tjerë unë nuk luaja fare atë kohë. Nuk e ndieja veten të ingranuar në shoqërinë e kopshtit.
Dhe çfarë bënit kur nuk bashkoheshit në lojë me moshatarët tuaj?
Rrija gjithë kohës ulur, e veçuar, ose vizatoja. Kam qenë gjithmonë e tërhequr, një fëmijë e ndrojtur, që kurrë nuk mbaj mend të kem dalë përjashta për të luajtur. Vëllai dhe motra luanin me top e me litar si gjithë fëmijët, ndërsa unë qëndroja mbyllur në shtëpi.
Po më vonë?
Që në moshën 7-vjeçare, kur isha në konvikt në Liceun Artistik, shoqëria më bëri të ingranohem në atë jetën fëminore pak më të lëvizshme e të gjallëruar. Jeta e konviktit më kujton gjithmonë shoqërinë, rregullin dhe rezultatet. Periudha që kujtoj në vogëli ose fëmijëri janë ato vështirësi që kam kaluar, por që e bëjnë njeriun të fortë dhe shumë të zotë për jetën.
Po marrëdhëniet me prindërit si kanë qenë?
Prindërit kanë qenë të ndryshëm në karakteret e tyre. Babai tepër i butë, nëna e egër dhe ka bërë mirë që ishte e tillë. Nga babai nuk kam ngrënë kurrë një shpullë. Kam qenë shumë e kontrolluar nga nëna dhe jo nga babai. Këtë ia di nënës shumë për faleminderit. Ajo ka qenë nxitësja, shtytësja dhe përkrahësja e asaj që kam arritur sot.
Si shkoi më tej jeta juaj? A ka qenë e lehtë adoleshenca?
Hyra shtatë vjeçe në lice dhe dola kur isha 17-18 vjeçe. Vështirësia e parë në lice ka qenë se unë violinën nuk e kam dashur shumë, doja pianon. Atëherë, duke e pasur këtë vegël sekondare, kalova në kritikë. Vështirësitë e adoleshencës kanë lidhje me ca gjëra që sot ndoshta duken të çuditshme. Janë ëndrra të fëmijërisë, sot të paimagjinueshme për rininë. Adoleshenca jonë ishte më tepër e drejtuar te mësimet, sesa te dashuria. Pastaj, nëse shoqet e mia u lidhën me shokët e klasës, unë i konsideroja ata si tepër të papjekur që mua të më shkonte mendja të lidhesha me ta. Veç të tjerash, në adoleshencë kam pasur shumë ngarkesa të tjera familjare, që nuk më pëlqen t’i bëj publike, por që nuk më takonin si moshë dhe që më bënin të isha shumë larg qejfit, ëndrrave fëminore dhe të adoleshentëve.
Thatë se kishit ëndrrat tuaja infantile. Më konkretisht, ç’mund të na rrëfeni?
Nëse sot merr një vizë dhe del jashtë shtetit, atëherë kjo gjë ishte një tabu, gjë e paimagjinueshme. Ishte ëndrra të shikoje si jetohet përtej Shqipërisë, si janë rrugët, si është dheu, si është një kodër, si është një pemë... Të visheshe bukur ishte diçka tjetër. Mendoni, jam rritur duke veshur këpucë, që u vinim qeset e sheqerit ose orizit për të mos na u futur uji në këmbë. Blije një palë këpucë kur vinte dimri dhe me to duhet të kaloje gjithë kohën, pavarësisht në ishin të mira a të këqija, prisheshin apo jo. Kishim ëndrra tepër modeste në krahasim me të rinjtë e sotëm.
Pas Liceut, cila ka qenë koha më e rëndësishme për ju?
Nëse sot ju vini e më merrni mua në intervistë, e bëni sepse kam një emër si artiste dhe si soprano në këtë teatër. E pikërisht këtë gjë ua dedikoj mësuesve të mi dhe kohës që kam kaluar me ta. Shtytjen e parë që unë të jem artiste, veç nënës, ua dedikoj Dhora Lekës dhe Simon Gjonit, Marie Krajës, pedagoges sime të kantos. Ka qenë një periudhë frytdhënëse kur të gjithë bashkëpunonin ngushtë. Nuk ishin në luftë institucionet, siç ndodh sot. Pedagogët, mbas viteve ’90, nuk kanë shkuar mirë me njëri-tjetrin. Atëherë ishin të lidhura ngushtë Liceu Artistik, Instituti i Lartë i Arteve dhe Teatri i Operas e Baletit. Veç të tjerash, ekzistonin kërkesa të forta. Nuk mund t’u jepet e drejta dhe mundësia të gjithëve për t’u ngjitur në skenë. Nuk mund të zgjidhet një soprano 1.50 metra e gjatë vetëm se ka zërin e bukur. Gjithmonë ka përjashtime, por mendohej se një person që del në skenë duhet t’i ketë të gjitha komponentët, që nga zëri, paraqitja, dinamika etj., për të qenë i kompletuar në skenë. Sa i takon momentit më kulmor, ishte ajo ditë kur Simon Gjoni na mori një grup vajzash duke na shtyrë si dele dhe na çoi në Akademi. Aty më thonë se do të vija për kanto. Deri atë kohë nuk e dija që kisha një zë të bukur dhe fillimisht nuk e pranova ofertën. Në gjysmën e atij viti fitova konkursin dhe të drejtën që t’i vazhdoja të dyja degët. Si rrallëherë, ose ndoshta e vetmja, në atë kohë mbarova studimet me dy diploma, një në kritikë të muzikës dhe tjetrën për kanto.
Po me pasionin e hershëm për pianon çfarë ndodhi?
Të gjitha degët e muzikës, qoftë violinë, kanto etj., të detyrojnë ta bësh pianon. Unë e vazhdova pianon dhe isha studente vetëm me dhjeta. Sot kam një piano në shtëpi dhe kaq.
Kur jeni vetëm, e mërzitur ose kur keni kohë të lirë, çfarë bëni?
Më tepër ia kushtoj kohën kantos, sesa gjërave të tjera. Vazhdoj gjithmonë që kanton ta kem dashurinë time më të madhe. I dedikohem kantos në mënyrë që në çdo moment, kur të më kërkohet për të bërë një koncert, një pjesë apo një arie, të jem e gatshme. Ky zanat kërkon që si një sportist i mirë të stërvitesh sistematikisht çdo ditë në piano, me vokalicat etj. Kohën tjetër ia dedikoj të lexuarit.
Vitet për të gjithë kalojnë, ndërkohë ju si ndiheni?
Kush ka dëshirë të bëjë diçka e gjen kohën dhe mundësinë. Nuk është më ai shkëlqim i zërit, por të mban në moto ai trajnimi i përditshëm. Nuk ke më atë shkathtësinë e parë të zërit, por e ruan forcën dhe nuk i humbet të gjitha nëse trajnohesh.
Le të kalojmë te hyrja juaj në Teatrin e Operas...
Kjo jetë është e pashmangshme nga ambiciet. Do të jenë patjetër konfliktet, intrigat, vështirësitë. Nëse Editi është kjo që është dhe ka këtë zë, do të jetë patjetër dhe dikush që e pëlqen dhe dikush që nuk e pëlqen. Profesioni ynë ka shumë xhelozi dhe ambicie, por rezultatet duken menjëherë në skenë. E mira dhe e bukura shpërblehen shumë shpejt nga publiku. Emri bëhet menjëherë në bazë të punës dhe të rezultateve, kështu që edhe shkopinjtë nën rrota i ke, madje i ke të mëdha. Është normale që të mos të duan të gjithë dhe që dikush tjetër që do të të zërë vendin ty të gjejë mënyra të ndryshme, jo të ndershme.
Diçka më konkrete mbi passkenat e Operas asokohe?
Do të flas me sinqeritet, pasi s’mund të flas ndryshe. Nëse do të them fjalë të mira, ose jo të mira për atë periudhë, duhet t’i besoni kështu si i them. Përderisa u mbushet mendja atyre që drejtojnë teatrin, audicion pas audicioni, që artisti vlen në të gjitha drejtimet, artistike, vokale, të lojës në skenë etj., duhet shumë mund. Kur kam luajtur për herë të parë Mrikën kam derdhur lotë nëpër korridoret e Operas. Kam trokitur derë më derë duke nisur që nga drejtori Artistik, drejtori i Përgjithshëm, sekretari i partisë, që t’i detyroja të më dëgjonin se çfarë kisha bërë dhe ku kisha arritur. Vetëm kështu arrita të realizoja rolin tim të parë. Duhet të dini një gjë, skena nuk të lë kurrë në baltë. Këtë e them në kuptimin se kur të tjerët kuptojnë nivelin tënd, punën tënde, është e pamundur që mos të të kenë në konsideratë. Pas Mrikës, sido që i kisha punët dhe që kishte soprano me më tepër eksperiencë, arrita të kisha vendin tim te “Berberi i Seviljes” dhe ky ishte një “bum” shumë i madh. Me luftë dhe me punë është e pamundur të mos çash, sado intriga që të kesh. Fundja intrigat vazhdojnë dhe sot. Kushdo që të jetë drejtor, sado dashamirësi që të kesh, është e pamundur që intrigat të mos ekzistojnë.
Rikthehemi te jeta juaj. Si ndodhi që u lidhët me një mashkull?
Unë jam martuar shumë e re dhe 24 vjeçe isha nënë. Siç ju thashë më parë, nuk më kishte shkuar mendja që të lidhesha ndonjëherë me ata që kisha në klasë. Kjo ndoshta nga mentaliteti im, apo nga ndonjë rrethanë e familjes, që unë jam rritur pa baba. Mbështetjen e kam dashur në persona më të mëdhenj në moshë, më të pjekur. Sot e mendoj këtë dhe jo në atë kohë kur e ndieja. Kjo lidhje ka qenë fare e rastësishme, kur si nxënëse e mirë e Liceut u zgjodha në një grup të madh për të vajtur në Kinë. Isha rreth 18 vjeçe. Në atë grup, burri im, Prokop Nishku, qe në orkestrën e Radios, ndërsa unë ende nxënëse në Lice. Duke gjetur disa kleçka të vogla më hoqën nga grupi që do të shkonte në Kinë dhe po të njëjtën gjë bënë me atë, pasi ishte student i ardhur nga Çekia. Unë vazhdova Akademinë, isha në vit të parë, ai në vit të tretë, në degën e Trombës. Më tej u lidha me të dhe krijova familje. Vështirësitë ishin të mëdha. Nëna ime nuk ka dashur pasi kishim dhe diferencë moshe. Sa e mbyllur isha, aq e fortë u bëra për të vendosur e vetme dhe pa asnjë përkrahje mbi jetën time. Thashë se do të martohem dhe do të krijoj familje me atë person, dhe ashtu bëra.
Ndoshta dashuria u bë më e fortë, pikërisht sepse ishte e pamundur?
Kundërshtimi ndonjëherë të bën të lodhesh dhe ta ndjesh veten keq. Vetë dashuria të jep shumë forcë në sakrificë dhe forcë për të luftuar. Nëna më tha se mund të shkoja ku të doja. Unë mora valixhen me dy leckat e mia dhe shkova te bashkëshorti. Nuk bëmë asnjë rit të bashkimit.
Po më vonë a erdhi dasma për ju?
As më vonë nuk u bë, ndërkohë që me vete e pata kënaqësi që ndodhi kështu, pasi më vinte turp të bëja dasmë, të bëhesha nuse dhe të kryeja të gjitha ritualet. Më vinte rëndë që të vija atë vellon e nusërisë dhe të isha qendra e vëmendjes, me gjithë vizitorët që do të vinin e të më shikonin. Brenda vetes thashë se më mirë që ndodhi kështu.
Sot, kur mendon për martesën, si ndihesh?
Më vjen keq. Kam qenë e ftuar në ndonjë dasmë dhe kur shikoja nuset them se gjynah që unë në traditën e familjes nuk kam mundësi t’i tregoj nipit ose fëmijës foto nga dasma ime. Por ja që kjo ishte natyra ime e vështirë dhe çudia qëndron në faktin që një tip i tillë arriti të bëhej këngëtare dhe artiste e mirë në skenë. Dashuria ime për kanton ishte e vetmja që mundi të mposhtë natyrën time të vështirë.
Kur erdhi fëmija i parë për ju?
Kam vetëm një djalë, që e linda kur isha 24 vjeçe. Ende nuk isha emëruar në Teatrin e Operas. Fëmija për artistin dhe për atë kohë ishte një sakrificë. Mendoni një grua të re, që do të bëjë karrierë dhe që nuk ka as shtëpi dhe as një lavatriçe për të larë rrobat. Duart më bëheshin plagë kur duhej të laja rrobat, kurse natën fëmija i vogël, që kërkonte përkujdesje, më bënte të rrija pa gjumë. Fëmija është vërtet gëzim, por me sinqeritet, ka qenë sakrificë e madhe në atë periudhë. Menjëherë pas martesës ligjore, celebrimit, nëna e mori vesh se isha shtatzënë dhe më tha që të rrija në shtëpinë e saj. Unë krijova familje në kuptimin e plotë të fjalës, që të jetojmë në një shtëpi burri, gruaja dhe fëmija vetëm në moshën 40-vjeçare. Djali ishte 17 vjeç kur ne u bashkuam të tre nën një çati. Pra për një kohë të gjatë, bashkë me djalin, qëndroja në shtëpinë e nënës, ndërsa burri në shtëpinë e vet.
Pse kjo zgjidhje kaq drastike?
Sepse ai kishte një shtëpi fare të vogël dhe pa kondita. Në shtëpinë e nënës kisha kondita më të mira, por edhe nënën që më ndihmonte. Gjithë këtë sakrificë e bëja për profesionin tim, por ndoshta dhe për nënën, pasi ajo kishte një kontribut ekonomik, duke ndenjur unë në shtëpinë e saj.
Nëse do të ktheheshit dot prapa, çfarë do të ndryshonit nga ato që keni bërë?
Ah! Do të ndryshoja shumë gjëra, por nuk i them. Do të ndryshoja që nga puna ime për veten. Do të kisha studiuar shumë më tepër, do të kisha luftuar shumë më tepër për veten. Nëse kam bërë 20 role, do të kisha luftuar që të bëja 30. Ashtu siç thatë ju, nëse bëra “Berberin e Seviljes”, “Traviatën” e “Trovatoren”, që më dhanë emër, ato i bëra sepse nuk i realizonin dot të tjerët. Ndërsa rolet që i bënin të tjerët më kanë vënë shumë shkopinjtë nën rrota. Për të realizuar “Bohemën” kam luftuar shumë. E bëra në premierë dhe e realizova me një tenor që nuk më vinte as te supi. Erdhi puna për të bërë “Gocën e Kaçanikut”, “Boranën” e Avni Mulës dhe më vunë shkopinjtë nën rrota. Janë po të njëjtët njerëz që sot ndodhen këtu dhe e dinë mirë. Më penguan të mos marr shtëpi, të cilën mezi e mora pas 6-7 viteve vuajtje.
Sa e lehtë është të jetosh sot me artin?
Është tepër e vështirë të rrosh me një rrogë 500 euro. Do të qe shumë qesharake një pagë e tillë për një artist të njohur jashtë shtetit. Ka shumë gjëra që duhen ndryshuar në këtë aspekt, mund të hapen teatro në Shkodër, Korçë, Durrës etj., si dhe mund të shtohen vende të tjera në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Më bën përshtypje fakti se nuk kam parë asnjë të ri të talentuar gjithë këto vite, i cili të ngjitet në skenë dhe të shpallet si zbulim. E shoh të ardhmen me shumë pesimizëm. Ndoshta duhen një 50 vjet që këto punë të rregullohen.
Po thoni se mungojnë talentet shqiptare?
Jo se mungojnë, por kush ka talent e di situatën këtu dhe shkon jashtë shtetit. Është për të ardhur keq që artistët, pavarësisht emrit të tyre, vlerave, titujve e karrierës, trajtohen sot më keq se arixhinjtë. Nëse para viteve ’90 trokisje në një derë, ajo të hapej dhe të gjithë mundoheshin të të ndihmonin sipas mundësive e të të zgjidhnin hallin, sot nuk ndodh kështu. Mungon respekti. Edhe në Akademinë e Arteve pedagogë janë njerëz të cilët nuk kanë mishëruar asnjëherë në jetën e tyre në skenë një rol dhe që e kanë ndërprerë lidhjen me teatrin që në moshën 40-vjeçare. Kjo është një tjetër e vërtetë fatkeqe që kur e thua atyre nuk u pëlqen dhe të sulmojnë në mënyra nga më të ndryshmet.
8 Nentor 2008