Qeveria programon rritje të taksave vendore për ndërtimin dhe banesat në 2009-n
Rrezikohet rritja e kostos së ndërtimit dhe e çmimeve. Ja detyrimet e reja për ndërtuesit dhe blerësit e apartamenteve
Ervin Koçi
Qeveria ka planifikuar që në grupin e taksave të reja që do të rriten në vitin 2009 të mos lërë pa përjashtuar edhe taksat për ndërtimin, urbanistikën dhe detyrimet për qytetarët që blejnë dhe shesin banesën. Të gjitha këto taksa futen në grupin e taksave vendore dhe do të pësojnë një rritje deri në 4 për qind. Ligji aktual për sistemin e taksave vendore i detyron investitorët dhe ndërtuesit që ndërtojnë një ndërtesë në Tiranë, që të paguajë një taksë 6 për qind të vlerës së ndërtimit, ndërsa për ndërtimet të cilat kryhen në qytetet e tjera, vlera e taksës është 4 për qind e investimit. Në këtë ligj janë përcaktuar dhe taksat që duhet të paguajnë qytetarët për banesën e tyre. Kjo taksë llogaritet për metër katror të sipërfaqes së banesës. Ndryshimet parashikojnë trefishim të taksës, ndryshe nga vlera që paguhej më parë. Kështu, kryeqytetasit të cilët kanë apartamentet e tyre brenda Unazës, taksën e ndërtesës e kanë katërfish më të lartë. Në sistemin e taksave vendore janë shtuar dy taksa të reja: Taksa e truallit urban, e cila përfshihet në konceptin e taksës së pasurisë së paluajtshme dhe Taksa për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit. Qeveria e ka justifikuar këtë veprim me nevojën e rritjes së të ardhurave për organet e pushtetit lokal.
Taksa në infrastrukturë
Për të gjitha ndërtimet që kryen investitori duhet të paguajë taksë. Sipas këtyre taksave, vlera për ndërtimet, të cilat realizohen jo në Bashkinë e Tiranës, është 4 për qind e vlerës së investimeve, ndërsa vlera e taksës për ndërtimet, të cilat realizohen në Bashkinë e Tiranës, është 6 për qind. Kjo taksë paguhet nga investitorët dhe kalon në llogari të bashkisë apo komunës ku realizohet ndërtimi. Në ligjin ekzistues, niveli i taksës së ndikimit në infrastrukturë shprehet si përqindje e vlerës së investimit dhe është 1-3 për qind e kësaj vlere për të gjitha bashkitë dhe komunat, me përjashtim për Bashkinë e Tiranës, niveli i së cilës është 2-4 për qind e saj.
Taksa mbi ndërtesën
Taksa mbi ndërtesën paguhet për çdo sipërfaqe katrore të ndërtimit, nën dhe mbi tokë. Niveli i kësaj takse përcaktohet në lekë për metër katror. Të ardhurat nga kjo taksë kalojnë 100 për qind në llogari të bashkisë apo komunave ku ndodhet ndërtesa. Për një qytetar, apartamenti i të cilit ndodhet jashtë Unazës së Tiranës, ai duhet të paguaj 45 lekë për metër katror. Ndërsa një qytetar, banesat e të cilëve ndodhen brenda Unazës së Tiranës duhet të paguajë 65 lekë për metër katror. Për sa i përket qytetarëve, të cilët banesat i kanë në qytete e tjera, vlera e taksës është nga 12- 24 lekë për metër katror. Taksa e pasurisë në Shqipëri është trajtuar në lekë për m2, duke përgjithësuar të gjithë taksapaguesit me të vetmin përjashtim për ndërtesat e banimit, vitin e ndërtimit të tyre dhe diferencimin e aktiviteteve tregtare që ushtrohen në pasuritë e taksueshme. Në nivelet e reja të propozuara të taksës mbi ndërtesën, është hequr ndarja e tatimit të ndërtesave, sipas vitit të ndërtimit. Kjo mënyrë siguron që, me kalimin e viteve, të mos jetë më e nevojshme të ndryshohet viti në ligj, por të jetë një mënyrë llogaritjeje lehtësisht e përdorshme dhe që shmang abuzimet në praktikë lidhur me kohën e ndërtimit.
BOX////////////////////////////////
Përfitimi financiar në buxhet nga taksat e rritura
Efekti pozitiv vjetor i rritjes së taksës së ndërtesës do të jetë 2.1 miliardë lekë për vitin 2008 dhe si rezultat i rishikimit në rritje të nivelit të taksës, të ardhurat vjetore kanë një pritshmëri me rreth 4.1 miliardë lekë. Ndërsa efekti pozitiv vjetor i rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë është parashikuar 2.8 miliardë lekë. Vetëm për këtë vit janë parashikuar të mblidhen 2.8 miliardë lekë nga kjo taksë. Projektligji sjell dhe nivelet e reja treguese të taksës mbi tokën bujqësore. Këto nivele janë rritur duke u dyfishuar, për shkak të nivelit të ulët aktual të kësaj takse. Ministria e Financave në argumentin e domosdoshmërisë së kësaj rritjeje, thotë se u analizuan të dhënat e nivelit të kësaj takse në disa bashki, si Vlora, Lezha dhe Kuçova, të siguruara nga Shoqata e Bashkisë.
Taksat që do të rriten në vitin 2009 në sistemin e taksave vendore
1. Taksa mbi ndërtesat (Niveli i taksës caktohet në lekë/metër katror)
2. Taksa për truallin urban (Niveli i taksës caktohet në lekë/metër katror)
3. Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja (Niveli i taksës shprehet si përqindje e vlerës së investimit)
4. Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme (Niveli i taksës caktohet në përqindje dhe niveli tregues i taksës është 2 për qind)
8 Nentor 2008