Digjen 10 ha grurë, pa drith 5 familje
Korçë- Një zjarr i rënë në një fshat të Korçës ka lënë pa drith 5 familje. Sipas burimeve policore bëhet e ditur se zjarri përfshiu arat me grurë në fshatin Lubonik të Korçës, si pasojë e të cilit u dogjën 10 ha të mbjellë me grurë.
Nga burimet pranë forcave zjarrfikëse mësohet se alarmi u dha në kohë dhe në drejtim të fshatit u nisën ekipit e posaçme, por terreni i vështirë e vonoi ndërhyrjen e tyre.
Ndërkohë, zjarri u bë i mudnur që të izolohej falë ndërhyrjes së banorëve të zonës, por vetëm u eleminua përhapja e mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit. Të dhënat e para flasin për një zjarr nga pakujdesia, si pasojë e hedhjes së ndonjë cigareje, sepse në arat fqinje ishte duke u kryer procedura e korrjes së të mbjellave.