E Diel, 1 Nëntor 2026

E zë korrenti, humb jetën 52-vjeçari

Bulqizë- Ish kryetari i komunës Gjuricë në Bulqizë ka gjetur vdekjen, pas rënies në kontakt me korentin.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, Bektash Balla, 52-vjeç, baba i dy fëmijëve, punonte si përgjegjës i gjendjes civile në këtë komunë dhe banonte në fshatin Lulbalesh të Bulqizës.

Ai humbi jetën duke hequr degën e një peme që kishte rënë në korent afër shtëpisë së tij. Por duke kryer këtë punë ai ka rënë në kontakt me korrentin, pasi shkopi që përdori ishte i lagur dhe ka përcjellë rrymën elektrike.

Ai është përplasur përtoke pa ndjenja, duke rënë nga lartësia dhe të afërmit nuk kanë pasur asnjë mundësi për ta ndihmuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›