Nis gjyqi për arratisjen nga burgu i Burrelit
Burrel- Filloi procesi gjyqësor ndaj gardianëve dhe oficerëve të shërbimit në burgun e sigurisë të Lartë të Burrelit, pas hetimit të tyre për përfshirje në skandalin e arratisjes të dy të burgosurve.
Dy personat ndaj të cilëve nisi seanca e parë gjyqësore sot, kanë qenë Ervin Heta, 34-vjeç, polic i regjimit të brendshëm dhe Fatmir Domi, 48-vjeç, polic shërbimi në vendroje.
Të dy këta të akuzuar kanë kërkuar proces të shkurtuar në gjykim, duke e pranuar akuzën si arsye e neglizhencës, ndërsa avokatja e tyre Suzana Pasha ka kërkuar gjykim të shkurtuar si dhe pafajësi për klientët e saj.
Trupi gjukues nën drejtimin e gjyqtarit V.Baku, e ka pranuar kërkesën, ndërsa akuza mbrohet nga prokurori Sabri Kastrati.
Vetëm për afro 30 minuta e kanë “shijuar” lirinë dy të burgosurit e aaratisur, pasi ata u arrestuan jo më larg se 5 km nga vendi i vuajtjes së dënimit. Shërbimi i rojes së këtij burgu e ka pikasur arratinë e dy të burgosurve, Fran Marashi 36-vjeç dhe Preng Lleshi, 38-vjeç, në pak minuta pasi ata kanë mundur të largohen edhe nga rrethimi i fundit i burgut.
Ndërkohë policia lokale është vënë në alarm për t’i zënë ata, dhe ka arritur t’i rivejë në pranga vetëm 30 minuta nga arratia spektakolare. Edhe dy të arratisurit që vuajnë burgim të përjetshëm do t’i nënshtrohen gjyqit për veprën penale të arratisjes nga vendi i dënimit.
Të akuzuarit e kësaj çështjeje
Eduard Brahilika, Drejtor i Burgut Burrel
Thanas Runeci, Shef i policise së burgut
Luan Hysa, shef i regjimit te brendshem
Kadri Domi, shef i regjimit te jashtem.
Kujtim Laçi, pergjegjes informacioni ne Burgun e Burrelit.
Ervin Heta, 34 vjeç, polic i regjimit të brendshëm.
Fiqiri Ceni, 52 vjeç, polic sherbimi ne vendroje.
Fatmir Domi, 48 vjeç, polic sherbimi ne vendroje.
Ardian Ruka, 38 vjeç, polic sherbimi i regjimit te brendshem.
Rasim Hoxha, shef i stervitjes dhe instruktazhit.