Policia ndërhyn për "fabrikën" e plastmasit
DEVOLL - Pas publikimit të alarmit të banorëve të Bilishtit për magazinimin e një sasi të madhe plastmasesh, policia e Devollit ka marrë në pyetje administratorin e ish-SMT, vendit ku janë grumbulluar ato.
Mësohet se ai ka vënë në dijeni se qëllimi i grumbullimit të plastmasit të ardhur nga Greqia është larja e tyre për një periudhë 3-mujore prej një firme nga Tirana. Por, kërkesës së dorëzimit të dokumentacionit të marrë nga vendorët dhe nga Ministria e Mjedisit, ai nuk ka mundur që t'i përgjigjet zyrtarisht. Përballë faktit të shprehur nga administratori se qëllimi i vetëm është larja, banorët kanë dyshime se në këtë zonë do të ngrihet një fabrikë e përpunimit të plastmasit, për të rrezikuar jetën e tyre. Kryebashkiaku i Devollit, Valter Miza u shpreh dje se do të prononcohen zyrtarisht, pasi të zotërojnë të gjithë dokumentacionin e duhur, por ka pohuar faktin se ka pasur kërkesë zyrtare për ndonjë investim që mund të kryhet për përpunimin, pastrimin apo djegien e plastmaseve të sjella në mjediset e ish-SMT-së. Deri në sqarimin e plotë të çështjes, bashkia dhe policia e Devollit i kanë dhënë urdhër administratorit të mjediseve të ish-SMT-së, që brenda 5 ditëve të largojë gjithë sasinë e plastmasit nga qyteti, në të kundërt do të ketë sanksione ligjore. j.gj.