E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë; Vetëhelmohet me fostoksinë 52-vjeçarja

Një grua 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e vetëflijimit me anë të fostoksinës. Viktima është SH.C., 52 vjeçe, banuese në Thumanë të Krujës. Sipas burimeve zyrtare policore, mësohet se e ndjera ka gjetur vdekjen në orën 23:00 në banesën e saj, pak orë pasi kishte gëlltitur një sasi të konsiderueshme fostoksine. Policia e Krujës tha se po kryen hetime lidhur me ngjarjen, por deri tani të dhënat janë ende të pakta.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›