Tiranë; I kërkuar për plagosjen e një shtetasi, arrestohet Gacaj
Një person i dënuar më parë për vrasje është kapur dje nga Policia e Tiranës, nën dyshimet për një plagosje. Burime zyrtare policore bënë të ditur se Elvis Gacaj, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë është autor i dyshuar për plagosjen për motive të dobëta të shtetasit Sefer M., ngjarje kjo e ndodhur më datë 26 korrik të këtij viti. Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve Ndaj Jetës dhe Shëndetit thanë se kanë realizuar vetëm shoqërimin e shtetasit Elvis Gacaj, i dënuar më parë për vrasje dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “plagosjes së lehtë me dashje”, ndërsa nuk dihet nëse ndaj tij do të jepet masë arresti në burg.
Tiranë
I dënuar me 17 vjet për vrasje, arrestohet Vullnet Lisha
Një person i shumëkërkuar ra në pranga pas një operacioni të posaçëm që zhvilloi Drejtoria e Luftës Kundër Krimeve të Rënda në Departamentin e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, arrestimi i këtij shtetasi të shumëkërkuar, Vullnet Lisha, 32 vjeç, lindur e banues në Kukës u krye pasi kishte disa kohë i shpallur në kërkim. “Arrestimi i tij u bë në një lagje të Tiranës, pasi Gjykata e Rrethit Kukës, me vendimin e datës 20 nëntor 2000 e ka dënuar me 17 vjet burg për veprën penale të vrasjes”, - konfirmoi policia. Sipas vendimit të gjykatës, Vullnet Lisha, në vitin 1998 kur ishte vetëm 22-vjeçar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Urim Lisha, ngjarje kjo e ndodhur për motive të dobëta.