Në Lazarat bllokohen autobotet e ujit për vaditjen e hashashit
Nuk e kanë pritur që policia t’iu ngatërrohej nëpër këmbë, teksa lëviznin me autobote për të vaditur hashashin në Lazarat. Por, punonjësit e kësaj të fundit mesa duket kanë pasur informacione të sakta rreth personave që kryenin një gjë të tillë. Dhe jo vetëm kaq, por në kuadër të operacionit të koduar “Siguria e jetës”, policia e qytetit jugor ka bllokuar disa automjete që kanë rezultuar pa dokumentacionin e nevojshëm.
Gjithçka është bërë e mundur falë operacionit të koduar “Siguria e jetës”, të ndërmarrë mbrëmjen e së martës nga Sektori i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, mbështetur edhe nga forcat e FNSH-së, ku në total janë bllokuar 4 mjete të mëdha transporti që shërbenin për transport uji, (bote uji) pa dokumentacionin ligjor, si dhe 14 mjete të shoqëruara që lëviznin me xhama të zinj. Këtyre mjeteve u janë hequr xhamat e zinj dhe janë ndëshkuar me masë administrative sipas Kodit Rrugor; 144 masa administrative me vlerë 121.000 lekë; 3 leje drejtimi të hequra pronarëve të automjeteve, pasi automjetet i drejtonin fëmijët nën moshë dhe të papajisur me dëshmi aftësie; si dhe 80 mjete të transportuara në pikën e bllokimit në Dragot, të cilat ishin të bllokuara në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër gjatë viteve dhe muajve të kaluar.
Ndërkohë, 8 banorë të Lazaratit janë shoqëruar në polici pasi kanë kundërshtuar forcat e policisë gjatë kontrollit të automjeteve në postblloqet e ngritura, ndërsa Oldian Proko, 20 vjeç, Xhemali Mahmuti, 46 vjeç dhe djali i tij, Urim Mahmuti, 20 vjeç, janë arrestuar me akuzën e “Armëmbajtjes pa leje” dhe të “Kundërshtimit me dhunë të forcave të policisë”.
Operacioni
Pas fazës së parë, mbrëmjen e së martës, të operacionit të koduar “Siguria e Jetës”, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër të mbështetura edhe nga forcat e FNSH-së, kanë vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme kontrollet e nisura.
Sipas të dhënave zyrtare të policisë së këtij qyteti, mësohet se dje gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë në vendin e quajtur Kordhocë, në një automjet tip “Benz”, pa traga, i drejtuar nga Oldian Proko, 20 vjeç, nga Lazarati, i cili po zbriste nga fshati për në drejtim të rrugës nacionale, është konstatuar se në dyshemenë e sediljes së pasagjerit ndodhej një armë zjarri automatike model 56, me dy krehra të mbushur me fishekë, si dhe poshtë sediljes së shoferit një levë hekuri.
Policia ka bërë menjëherë shoqërimin e mjetit për në ambientet e Drejtorisë së Policisë, ndërsa ndaj Prokos është marrë masa e arrestit me akuzën e “armëmbajtjes pa leje”.
Sakaq, operacioni ka vijuar në akset rrugore dhe në qytetin Gjirokastër, ku si rezultat janë bllokuar edhe 12 automjete të cilat qarkullonin pa dokumentacionin përkatës dhe janë vendosur 98 masa administrative me vlerë 65.000 lekë.
Arrestimet
Po kështu, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë në vendin e quajtur Kordhocë, rreth orës 13:00 të ditës së djeshme, forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në 2 mjete transporti tip “Benz” kamionçinë, të cilat transportonin ujë me cisterna metalike në drejtim të fshatit Lazarat, konkretisht në kamionçinën me targa Gj 1330 A dhe në kamionçinën tip “Benz” pa targa. Policia tha se nga kontrolli i ushtruar rezultoi se këto mjete ishin pa dokumentacionin përkatës dhe për këtë arsye janë bllokuar në pikën e bllokimit të komisariatit të policisë. Gjatë shoqërimit të kamionçinës pa targa për në pikën e bllokimit, Urim Mahmuti, 20 vjeç nga Lazarati, si dhe babai i tij Xhemali Mahmuti, 46 vjeç, kanë kundërshtuar me dhunë forcat e policisë, të cilat po bënin shoqërimin e këtij mjeti për në pikën e bllokimit. Me ndërhyrjen e forcave të FNSH-së dhe forcave të tjera të Drejtorisë së Policisë së Gjirokastër është bërë bllokimi i kamionçinës me cisterna metalike, si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “kundërshtimit me dhunë të forcave të policisë”.
Apeli / Policia pret denoncimet e qytetarëve
Duke e konsideruar komunitetin si partner në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, pas operacionit të së martës dhe atij të djeshëm, Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës ka kërkuar mbështetjen dhe bashkëpunimin e banorëve për të fituar këtë sfidë. Në një deklaratë zyrtare për shtyp një ditë më parë, dikasteri i rendit në qytetin jugor tha se do të presë çdo qytetar, në çdo kohë, i cili do të denoncojë raste të trafikut të qenieve njerëzore, të lëndëve narkotike dhe të çdo vepre penale, si dhe të rasteve të abuzimit me detyrën të punonjësve të policisë. Gjithashtu, drejtori i Policisë së Gjirokastrës do të presë çdo ditë, paradite dhe pasdite, ditët që do të jetë në drejtori, këdo qytetar për çdo problem që ata mund të kenë, për të marrë zgjidhje për sa u përket kompetencave ligjore të policisë. Ndërkohë që për çdo informacion, garantohet ruajtja e anonimitetit.
Masat
Pardje
4 mjete të mëdha transporti të bllokuara që shërbenin për transport uji, (bote uji) pa dokumentacionin ligjor.
14 mjete të shoqëruara që lëviznin me xhama të zinj. Këtyre mjeteve u janë hequr xhamat e zinj dhe janë ndëshkuar me masë administrative sipas Kodit Rrugor
144 masa administrative me vlerë 121.000 lekë.
8 banorë të Lazaratit të shoqëruar në polici, të cilët kanë kundërshtuar forcat e policisë gjatë kontrollit të automjeteve në postblloqet e ngritura.
3 leje drejtimi të hequra pronarëve të automjeteve, pasi automjetet i drejtonin fëmijët nën moshë dhe të papajisur me dëshmi aftësie.
80 mjete të transportuara në pikën e bllokimit në Dragot, të cilat ishin të bllokuara në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër gjatë viteve dhe muajve të kaluar.
Dje
12 automjete të bllokuara që qarkullonin pa dokumentacionin përkatës dhe 98 masa administrative të vendosura me vlerë 65.000 lekë.
Të arrestuar
Oldian Proko, 20 vjeç
Xhemali Mahmuti, 46 vjeç
Urim Mahmuti, 20 vjeç, i biri