Gjykata e Tiranës preket nga reformat e para, 5 të larguar nga puna
Muaji shtator flitej prej dy muajsh që parashikohej si muaji i ndryshimeve të mëdha në Gjykatën e Tiranës. Dita-ditës personat që punojnë aty janë duke i ndjerë ato, disa më shumë dhe disa më pak. Disa me ndryshime të vendeve të punës, ndërsa të tjerët deri në masë ekstreme, largim nga puna për shkak të suprimimit të vendeve të punës. Gjithçka nisi me miratimin e ligjit të ri për organizimin dhe funksionimin e gjyqësorit, ku kompetencat për administratën gjyqësore i kalonin Ministrisë së Drejtësisë. Nëpërmjet një urdhri që mban datën 22 gusht të këtij viti, me numër protokolli 5895, ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, urdhëron suprimimin e disa organikave në këtë gjykatë. Sipas këtij vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës nuk do të ketë më zëdhënës, arkëtare, roje sigurie dhe inspektorë personeli. Duke iu referuar këtij urdhri, parashikohet dhe një ndarje e re e punës në këtë gjykatë. Kështu, sipas vendimit të firmosur nga ministri Alibeaj, të gjithë gjyqtarët e seksionit penal do të transferohen nga data 12-15 shtator në godinën e Gjykatës së Krimeve të Rënda, pranë paraburgimit 313-të në kryeqytet. Specifika e Gjykatës së Tiranës do të jetë vetëm në trajtimin e çështjeve me karakter civil, për të cilat janë 30 gjyqtarët e tjerë që do të vazhdojnë normalisht detyrën e tyre në godinën aktuale. Sipas vendimit të marrë nga ana e ministrit të Drejtësisë, me ndarjen e re të Gjykatës së Tiranës në dy pjesë, gjykata civile parashikohet të mos ketë më punonjës sigurie të gjykatës, por vetëm efektivë të policisë dhe ato të burgjeve, të cilët do kenë si detyrë garantimin e sigurisë për gjyqtarët dhe ambientet e kësaj gjykate. Kjo ka qenë arsyeja pse në urdhrin e tij, ministri e sheh si të panevojshme që me kalimin në një tjetër gjykatë të seksionit penal, në godinën aktuale të ketë të punësuar 2 punonjës për sigurinë e saj, ndaj dhe ka shkurtuar të dyja vendet e punës. Ndërkohë që sipas burimeve zyrtare nga kjo gjykatë, këto nuk janë shkurtimet e para, pasi vetëm disa muaj më parë, konkretisht në muajin janar të këtij viti, u shkurtua nga ministri një tjetër arkëtare dhe magazinieri i gjykatës.
Reagimi
Urdhri i ministrit të Drejtësisë është kundërshtuar ashpër nga gjyqtarët, të cilët mendojnë se nuk ishte kjo ajo që prisnin kur kërkonin shtim ambientesh. Sipas tyre, prej kohësh me vendim qeverie është marrë në pronësi godina e OSSH-së ngjitur me gjykatën, e cila do të shtonte ndjeshëm ambientet për salla gjyqi dhe zyra gjyqtarësh, ndërkohë që “de jure” është marrë si godinë, “de facto” ende nuk është marrë në dorëzim. Gjithashtu, edhe shkurtimi i vendit të punës për zëdhënësen e gjykatës është konsideruar një gabim, duke aluduar për mungesë transparence në punën e gjyqësorit, ndërkohë që trumbetohet për transparencë gjatë gjithë kohës. Ndërkohë që krejt ndryshe është perceptuar nga kreu i institucionit të drejtësisë transferimi i gjyqtarëve penalistë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ministri ka menduar që me kalimin e gjyqtarëve të seksionit penal në këtë godinë do ketë përqendrim të gjyqtarëve penalë në një vend, lidhja direkte me paraburgimet dhe shtim i masave të sigurisë, dhënien fund të justifikimeve të avokatëve për largësi mes gjykatave për pjesëmarrje në proceset gjyqësore. Me bashkimin në një vend të gjykatave penale, mendohet t’i jepet fund dështimit të seancave gjyqësore për mungesë të avokatëve me justifikimin se ishin në një tjetër gjyq penal dhe se nuk kishin mundësi kohore për t’u kthyer. Gjithashtu, me afrimin e dy gjykatave, do të jetë më e lehtë për disa gjyqtarë të deleguar të Gjykatës së Tiranës që të marrin pjesë në kohë në proceset gjyqësore të Krimeve të Rënda.
Gjendja në gjykatë pas urdhrit
Shkurtimi i organikës në këtë gjykatë, sipas burimeve brenda saj, pritet të sjellë edhe problemet e para, duke filluar që nga mungesa e pikës së kontaktit për transparencën me publikun dhe median, rinovimi i website-t të gjykatës që ka qenë realizuar prej zëdhënëses për shtyp, lëvizjet apo largimet e sekretareve në masë nga puna (25-30 sekretare të larguara në vit nga gjykata), si dhe shërbimet e shumta që duhen ofruar nga kjo gjykatë dhe që janë ekskluzivisht kompetencë e saj. Sipas kreut të Gjykatës së Tiranës, i cili do të jetë kryetar i përbashkët për të dyja seksionet, ndonëse në godina me largësi nga njëra-tjetra, nuk është kompetencë e tij të komentojë urdhrin e ministrit dhe se ndryshimet në administratën gjyqësore janë ekskluzivitet i ministrit të Drejtësisë. Sipas kryetarit Albert Meçe, në 6-mujorin e parë në këtë gjykatë janë shqyrtuar rreth 18 mijë çështje civile dhe penale, ndërkohë që vetëm për muajin gusht janë depozituar për t’u shqyrtuar rreth 400 dosje civile dhe penale, një pjesë e të cilave i janë nënshtruar procedurës së hedhjes në shortin elektronik. Po sipas kryetarit, kjo gjykatë ka nevojë për shtim personeli dhe jo për shkurtim, pasi vetëm arkiva penale ka një punonjëse, ndërkohë që përballon kërkesat e 45 mijë të përndjekurve dhe gjithë prokurorëve të kryeqytetit.
Meçe: 80 milionë lekë, të ardhurat e gjykatës në 6 muaj
Vetëm në 6 muajt e parë të punës, nga shërbimet që ofron Gjykata e Tiranës, janë depozituar në buxhetin e shtetit 80 milionë lekë të reja, nga të cilat nuk është përfituar ende përqindja që duhet të merret nga agjenti që i depoziton. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga kreu i gjykatës, Albert Meçe, i cili shtoi se u është komunikuar pak kohë më parë dhe se bëhet fjalë për një urdhër të Ministrisë së Financave. Sipas kryetarit të gjykatës, shuma e ardhurave është e konsiderueshme, ndërkohë që nuk kanë mundur të marrin atë që u takon me ligj për ta përdorur për shpenzimet e gjykatës.