Pranga babë e birë, trafikantë droge
05/03/2005 Kërkoheshin që nga janari i këtij viti
SHKODËR - Prangosen nga policia e Shkodrës dy të kërkuar për trafik droge. Një urdhërarresti i Prokurorisë së Shkodrës është ekzekutuar pa humbur shumë kohë dje nga policia lokale.
Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës, bënë të ditur se, Nikollë Pjetër Tërnova dhe Agron Nikollë Tërnova, babë e bir, u prangosën dje, sepse akuzohen për trafaik lëndësh narkotike.
Të njëjtat burime, duke iu referuar edhe urdhrit të Prokurorisë së Rrethit, bënë të ditur se provat tashmë janë mbledhur dhe dosja në ngarkim të tyre pritet që brenda pak ditësh t’i përcillet gjykatës, ku pritet të startojë menjëherë procesi gjyqësor.
Arrestimi i babë e bir u realizua pas një pune operative të mirëpërgatitur, e cila u pasua nga një aksion policie.
Burime nga Drejtoria e Policisë së Shkodrës bënë të ditur, se prej dy ditësh, babë e bir, ishin zbuluar nga agjentët e antidrogës se ku ishin strehuar.
Zona ku qëndronin të kërkuarit, është rrethuar nga inspektorët e policisë dhe arresti ka qenë punë minutash. Gjatë tentativës së policisë për prangosjen e dy të kërkuarve, mësohet se ata nuk kanë bërë rezistencë.
Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës, saktësuan se Nikollë dhe Agron Tërnova ishin shpallur në kërkim që nga janari i këtij viti, pas dyshimeve të provuara për përfshirjen e tyre në një rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike.
Rastet e trafikimit të lëndëve narkotike janë të shpeshta në Shqipëri, sikurse edhe personat e përfshirë në to. Shkodra, por edhe rrethe të tjerë në Veri të Shqipërisë, më se një herë janë shndërruar në “rrugë të reja” të trafikantëve, jo vetëm të lëndëve narkotike, por edhe të makinave etj.