Digjet fabrika e konfeksioneve,zjarri lë pa punë 50 punëtorë
KAVAJE - Një fabrikë e prodhimit dhe përpunimit të konfeksioneve, është djegur tërësisht mbrëmjen e të premtes në qytetin e Rrogozhinës, pavarësisht përpjekjeve të policisë dhe të zjarrfikëseve për të shuar flakët.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të premtes në fabrikën që njihet kryesisht për prodhimin e çorapeve dhe konfeksioneve të tjera, në të cilën punojnë më tepër se 50 persona. Djegia e fabrikës është konfirmuar për gazetën “Panorama”, nga burime të policisë së Tiranës dhe Kavajës, të cilët kanë pohuar se zjarri ka rënë pasdite vonë, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të shuar flakët. Pranë fabrikës kanë mbërritur edhe disa zjarrfikëse nga Lushnja, Kavaja e Durrësi, por flakët kanë qenë tepër të fuqishme. Për rreth dy orë zjarrfikësit janë përpjekur të shuajnë zjarrin dhe të vënë nën kontroll atë por ka qenë tepër e vështirë, për shkak se në të digjeshin kryesisht lëndë e parë, pambuk etj. Shuarja e zjarrit ka bërë që policia të nisë punën për hetimin e shkaqeve të rënies së flakëve. Ndërkaq pronarët e biznesit i kanë deklaruar policisë se vlera totale e mallit të djegur dhe e makinerive besohet se i kalon të 50 milionë lekët. Ekspertët kanë nisur këqyrjen e vatrës së zjarrit, ndërsa hetuesit kanë marrë dëshmi nga persona të ndryshëm që kanë qenë të pranishëm ose që mund të kishin dijeni mbi rënien e zjarrit. Nga të dhënat paraprake dyshimet e tyre janë se zjarri ka ndodhur për shkak të një qarku të shkurtër elektrik, të ndodhur në rrjetin transmetues të fabrikës. Nuk përjashtohej mundësia e një zjarri të ndodhur për shkak të ndonjë pakujdesie nga pirja e cigareve, e ndonjë problemi tjetër. Gjithsesi, policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet. d.b