Kapet i mituri, qëlloi me automatik
TIRANE – Prangoset i mituri, terrorizoi lagjen me automatik. Policia e kryeqytetit pohon se efektivët e komisariatit numër katër kryen arrestimin në flagrancë të 17-vjeçarit, F.B., lindur dhe banues në Tiranë. Ky, në orët e vona të së mërkurës në rrugën “Njazi Meka”, u kap në flagrancë duke qëlluar në ajër me një automatik tip “Kallashnikov”, i cili u bllokua prej bluve në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu policët i kapën edhe një thikë, bajonetë, të përmasave të mëdha si dhe një sasi të konsiderueshme fishekësh automatiku. Pas kësaj materialet në ngarkim të tij iu kaluan prokurorisë, për veprat penale të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municioneve” dhe “prishjes së rendit dhe qetësisë publike”, nën të cilat pritet që ai të përballet me masën e sigurisë në gjykatë. f.m.