E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqërohen, merrnin inertet pa leje

 

TIRANE – Policia e kryeqytetit shoqëroi dje katër persona nga fshati Ndroq, të cilët ushtronin veprimtari të paligjshme në shfrytëzimin e inerteve në shtratin e lumit Erzen. Lajmin e pohojnë burime zyrtare të policisë së Tiranës, sipas të cilave, efektivët e komisariatit numër gjashtë, kryen shoqërimin e Renato Bezhani, 21 vjeç e Alfred Myrto, 33 vjeç, banues në Vaqar, si dhe Telha Çela, 45 vjeç e Besnik Bilali 54 vjeç, banues në Pezë të Vogël. Burime policore pohojnë se, shoqërimi i tyre për pak orë u bë pasi në lumin Erzen, afër fshatit Ndroq, shfrytëzonin inerte në mënyrë të paligjshme. “Task Forcë” pranë Prefekturës në bashkëpunim me Inspektoratin e Ndërtimit, në bazë të ligjit për rezervuarët ujorë, i kishte vënë gjobë 500 mijë lekë, firmës “Bezhani”, për të cilën punonin të shoqëruarit.             f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›