E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet kioska në tregun e shumicës

Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar dje në mesditë një
kioskë në tregun e shumicës në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.30 dhe sipas dëshmitarëve
okularë gjithçka ka nisur pas një shkëndije elektrike.
Zjarri më pas është përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin
e brendshëm të kioskës, duke shkaktuar panik te njerëzit e
shumtë që ndodheshin në atë moment në treg. Në të njëjtën
kohë zjarri rrezikonte përhapjen edhe te kioskat e tjera. Menjëherë
në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit dhe forcat
e policisë. Situata është vënë nën kontroll brenda pak minutave,
fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz, por vetëm materiale.
Ndërkohë, grupi hetimor i ngritur për ngjarjen ka konkluduar
paraprakisht se shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarrin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›