Sherr me thika, plagosen babë e bir
Një 22-vjeçar është vënë në pranga të policisë, pasi dyshohet
të jetë autori i plagosjes me thikë të dy shtetasve.
Grindja në fjalë ka ndodhur rreth orës 20.00 të
mbrëmjes së djeshme në fshatin Drizë të Komunës Qendër
në Fier. Tre personat që mendohet se janë përfshirë në sherr
njiheshin me njëri-tjetrin. Ata kanë debatuar për motive banale,
pohoi zyrtarisht Policia e Fierit. Julian Muhametaj, 22
vjeç, ka qëlluar me thikë shtetasin me inicialet L. M., 23 vjeç,
si dhe babanë e tij 50 vjeç, i cili ka ndërhyrë për të mbrojtur
të birin. Dy të plagosurit kanë shkuar në repartin e kirurgjisë
së spitalit Fier, ku u është dhënë ndihma e parë mjekësore e
më pas janë kthyer në banesat e tyre. Autori i plagosjes është
larguar nga vendi i ngjarjes për të rënë në pranga të policisë
disa orë më pas.