Digjet magazina me mobilie druri
Një zjarr i rënë në orët e para të mëngjesit i ka shkatërruar biznesin një tregtari në Tapizë, ku ndahet Fushë-Kruja me Kamzën e Tiranës. Flakët janë parë në një magazinë të mbushur me mobilie të ndryshme, që janë djegur pothuajse të gjitha. Sipas të dhënave policore, zjarri ka rënë pak pas mesnate dhe menjëherë janë njoftuar shërbimet e Komisariatit Nr. 5. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë nisur shërbimet zjarrfikëse, të cilave u është dashur jo pak kohë të shkojnë në vendin e ngjarjes dhe të shuajnë flakët. Rreth orës 03:00 të mëngjesit, zjarri është shuar, ndërkohë që pritet akti i ekspertimit për të kuptuar shkakun. Burimet policore thanë se mendohet që luhatjet e tensionit kanë sjellë shkëndijë elektrike, duke shkaktuar zjarrin. Megjithatë, ekspertiza do të nxjerrë në pah të vërtetën. Sipas dëshmisë së pronarit të magazinës me mobilie, dëmi shkon në miliona lekë.
#