E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria u angazhua pas zbulimit të varrit në Dajt

Task Forca

Task Forca e krijuar nga qeveria shqiptare menjëherë pas zbulimit të varrit masiv në malin e Dajtit, ka zhvilluar aksionin e parë në Mallakastër. Me anën e një harte të siguruar nga arkiva e Ministrisë së Brendshme është piketuar vendi ku kanë nisur zyrtarisht gërmimet për gjetjen e eshtrave të ish të burgosurve politikë, të cilët kanë vuajtur dënimin në Burgun 309 të Ballshit. Informacione të shumta kanë qarkulluar për këtë vendprehjeje, ndërkohë që të enjten ekspertët e Task Forcës kanë mundur të zbërthejnë hartën e vetme të mbetur nga dosja famëkeqe e Burgut 309. Gërmimet udhëhiqen nga zëvendësdrejtori i Institutit të Kriminalistikës Admir Sinamati. Dyshohej se viktimat e komunizmit ndodheshin të varrosura në një thellësi 70 cm dhe ashtu ka rezultuar.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›