E Diel, 1 Nëntor 2026

Islami: “S`njohim zgjedhjet nëse procesi nuk është transparent”

Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Letërnjoftimet

Partia Socialiste i ka bërë të ditur edhe një herë se nuk do të pranojë asnjë rezultat të dalë nga zgjedhjet e 28 qerëshorit nëse nuk do të ketë transparencë në pajisjen dhe shpërndarjen e letërnjoftimeve elektronike nga ana e qeverisë. Sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Kastriot Islami është shprehr se: “mbetemi të vendosur të mos lejojë dhe pranojë ndryshimin apo transformimin e rezultatit të zgjedhjeve përmes lojës me leternjoftimet”. Partia Socialiste, nëpërmjet Sekretarit për Çështjet Zgjedhore, Kastriot Islami, i ka dërguar të dielën të tretën letër brenda një jave Ministrisë së Brendshme, lidhur me proçesin e pajisjes së shtetasve me letërnjoftimet elektronike. Me anë të kësaj letre, PS i kërkon ministrit Nishani, një listë të detajuar për shtetasit që kanë pasaportë, për shtetasit që janë pajisur me letërnjoftime elektronike, dhe së fundi, një listë për shtetasit që kanë aplikuar për ta marrë letërnjoftime elektronike. “Sot është afati i fundit për një përgjigje zyrtare nga ana e ministrit Nishani, dhe se PS është e angazhuar për zgjedhje të lira dhe nuk do të lejojë ndryshimin e rezultatit”, thuhet në letër. Detyrohem të ribëj këtë kërkesë nisur nga mungesa e një përgjigje zyrtare dhe mbi të gjitha bazuar në faktin se zëdhënsi i Ministrisë që Ju drejtoni ka deklaruar publikisht ne daten 30 maj 2009 se Ministria e Brëndshme ka nisur përgjigjen e kërkesës së PSSH. Pa dashur të zhvilloj një komunikim mediatik në distancë ju lutem dërgoni një pergjigje zyrtare për kërkesën e PSSH e cila në mënyrë të detajuar dhe të përqëndruar është sa më poshtë për (në thelb është e njëjta kërkesë e nisur me shkresën e datës 28 maj 2009). PS-ja duke ndjekur me shumë vëmendje e shqetësim procesin e paisjes së votuesve me leternjoftimi ndjen nevojën e një analize të thelluar dhe vlerësimi integral të paisjes së votuesve me leternjoftimi, bazuar edhe në informacionet zyrtare që ju janë kërkuar. Kjo analizë e vlerësim do të jenë në themel të përcaktimit të qëndrimit te saj përfundimtar. Duke mos dashur të vendosë asnje kusht ju bën me dije se data, 31 maj 2009, është afati i fundit kur pritet një përgjigje nga Ministria e Brëndshëm për kërkesat e saj. PS po ashtu pa dashur të bëjë asnjë presion ju bën paraprakisht me dije se mungesa e një përgjigje apo një përgjigje negative do ta vlerësohen tregues shtesë me ndikim negativ ne analizën dhe vlerësimin e procesit”. Ministria e Brendshme i dërgoi dje Partisë Socialiste listën emërore të personave pa pasaportë, që kanë aplikuar deri tani, si dhe listën e personave pa pasaportë që kanë mbetur ende pa aplikuar. Letra i është dërguar për dijeni edhe prezencës së OSBE, Sh.T.Z, ambasadorit Robert Bosch, Ambasador dhe Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Shqipëri, ambasadores ODIHR, Sh.S.Znj. Audrey Glover.

Ministria kthen përgjigje

“Kemi në dispozicion kapacitetet maksimale”

Ministria e Brendshme i ka kthyer menjëherë dje përgjigje letrës së tretë të Partisë Socialiste në lidhje me vazhdimësinë e procesit të pajisjes së qytetarëve me karta identiteti. “Ju bëjmë me dije se procesi i pajisjes së qytetarëve pa pasaportë me letërnjoftimin elektronik po ecën normalisht dhe ka në dispozicion kapacitetet maksimale. Ne ju vëmë në dijeni se deri ditën e djeshme, datë 29 Maj 2009, kanë aplikuar 1 149 211 votues. Ne, për të verifikuar sa prej tyre janë nga grupi i atyre pa pasaportë kemi hedhur në sistemin e kontrollit deri ditën e djeshme vetëm 1 012 905 rekorde nga të cilat rezulton se 418 956 janë nga grupi i atyre pa pasaportë” thuhej në letrën e Ministrisë së Brendshme drejtuar PS-së. Ndërkohë që sipas ministrisë së Brendshme kapacitetet e instaluara lejojnë pajisjen me letërnjoftim të të gjithë votuesve pa pasaportë që do të paraqiten për të aplikuar deri më datën 15 Qershor 2009. “Ministria e Brendshme mbetet maksimalisht e angazhuar për të siguruar ecurinë maksimale të procesit dhe për të përmbushur tërësisht standardet zgjedhore. Në këtë këndvështrim, transparencën e procesit e kemi konsideruar si kusht thelbësor për mbarëvajtjen e tij dhe për një klimë pozitive për zgjedhje” thuhej më tej në letër.
Në këtë kontekst po ju dërgojmë bashkëlidhur

1-Listën emërore të votuesve pa pasaportë të cilët kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik
2-Listën emërore të votuesve pa pasaportë të cilët nuk kanë aplikuar ende për letërnjoftimin elektronik.
Ju rikonfirmojmë edhe njëherë se sapo ta kemi nga koncensionari listën e votuesve pa pasaportë që kanë tërhequr letërnjoftimin do t jua vëmë në dispozicion , gjithashtu.

Letërnjoftimi i 1 miliontë

Nishani: “Më shumë se 1.150.000 qytetarë kanë aplikuar për letërnjoftime”

Në Qendrën e Prodhimit të Pasaportave Biometrike dhe Kartave të Identitetit në Tiranë u prodhua dokumenti i 1 miliontë elektronik. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, vlerësoi në ceremoninë e prodhimit të kartës së 1 miliontë të identitetit, se “procesi i pajisjes së shtetasve me letërnjoftimin elektronik, është një proces që ka ecur dhe vazhdon të përmbushë të gjithë parashikimet dhe planin e punës që ministria e Brendshme, së bashkë me shoqërinë ALEAT, koncesionarin e prodhimit të dokumentave të reja, ka dizenjuar dhe po ndjek. Më shumë se 1.150.000 qytetarë kanë aplikuar për letërnjoftime”, bëri të ditur ministri i Brendshëm, duke siguruar se procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimet e reja do të vazhdojë me të njëjtin ritëm. Nishani bëri të ditur se me firmën prodhuese ALEAT, është nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës, nga dita e shtunë, datë 30 maj, do të pajisen me letërnjoftimin elektronik vetëm ata shtetas të cilët nuk disponojnë paraportën aktuale për jashtë shtetit, e vlefshme edhe për votim në zgjedhjet e 28 Qershorit. Ndërkohë, që të shpejtohet pajisja e shtetasve pa pasaportë me dokumentin e ri elektronik, ministri i Brendshëm kërkoi që në zyrat e aplikimit të paraqiten për të aplikuar vetëm shtetasit pa pasaportë. Ministri i Brendshëm siguroi edhe një herë se deri në datën 15 Qershor, shtetasit pa pasaportë, dhe që do të aplikojnë deri në këtë datë, do të kenë në dorë letërnjoftimin elektronik, i cili do t u shërbejë atyre si dokument votimi. Presidenti i Kompanisë Prodhuese Aleat , Jean Alien, theksoi në këtë ceremoni se deri tani “janë prodhuar mbi një milion karta dhe brenda dhjetë ditëve ne kemi regjistruar një milion shtetas, ndërkohë që këto letërnjoftime sot do të ndodhen në të gjitha njësitë e aplikimit në gjendjen civile", tha Alien.
Ky lajm është publikuar: 01/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›