E Diel, 1 Nëntor 2026

Mullai kishte pak kohe qe kishte dale nga burgu

Viktima

Sipas burimeve zyrtare të Komisariatit të Policisë së Sarandës, viktima Edmond Mullai ishte person me precedentë penalë. Ai kishte bërë edhe burg në Greqi dhe kishte pak kohë që ishte kthyer pranë familjes, në fshatin Gjashtë të Sarandës. Burime policore sqarojnë se shkak i burgosjes së tij ka qenë përfshirja kohë më parë në një rrjet të trafikut të lëndëve narkotike. I riu me origjinë nga fshati Ninat i Sarandës dhe banor i fshatit Gjashtë, për shkak të së shkuarës së afërt dhe fizikut të bëshëm ishte nga ata persona të cilëve njerëzit zakonisht u shmangen. Për këto arsye, shokët nuk e menduan se sqarimi me 23-vjeçarin e imët nga Laçi mund të kishte pasoja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›