Kufiri i Tiranës në analizë vjetore
19/12/2008 Përpunohen 1158328 pasagjerë, ekstradohen 76 shqiptarë
Gjobiten 681 shtetas të huaj në pikat kufitare
TIRANE- Drejtoria rajonale e Kufirit dhe Migracionit zhvilloi analizën vjetore për vitin 2008. Në këtë analizë u paraqitën rezultatet e arritura nga kjo drejtori ku midis të tjerave u pasqyruan disa tregues si sigurimi i rendit e qetësisë gjatë hyrje-daljeve të pasagjerëve në aeroportin “Nënë Tereza”, ku për këtë vit është shënuar dhe numri më i madh i pasagjerëve të përpunuar që arrin shifrën 1158328 pasagjerë. Gjatë këtij viti detyrë kryesore e kësaj drejtorie ka qenë kontrolli i dokumentacionit dhe parandalimi i ngjarjeve kriminale në pikat e kalimit kufitar, të cilat janë në juridiksionin e kësaj drejtorie. Sipas statistikave të publikuara në këtë analizë janë goditur 134 vepra penale me 234 autorë, të cilët janë proceduar në Prokurorinë e rrethit Tiranë, si dhe janë kapur 25 persona në kërkim. Gjithashtu është bërë dhe një punë e mirë në kontrollin e shtetasve të huaj dhe pajisjen e tyre sipas ligjeve me leje qëndrimi, ku për vitin 2008 kanë aplikuar 3377 shtetas. Për vitin 2008 kjo drejtori në bashkëpunim me Interpolin ka marrë masa sigurie për ekstradimin e 76 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për të cilët gjykatat shqiptare kanë dhënë vendime dënimi. Mësohet se nga puna në teren e efektivëve të policisë kufitare janë deportuar 3083 shtetas si dhe janë larguar me urdhra largimi 16 shtetas të huaj, të cilit ishin të parregullt në vendin tonë. Gjithashtu policia kufitare e Tiranës ka gjobitur 681 shtetas të huaj, si dhe në të njëjtën kohë ka prapësuar në kufi 171 shtetas të parregullt. Veç të tjerash kjo drejtori në bashkëpunim edhe me doganën e Rinasit kanë kapur tre raste të kalimit të mallrave kontrabande. Ndërkohë janë identifikuar 22 shtetase si viktima të trafikut të prostitucionit si dhe janë bllokuar 208 pasaporta. Por jo vetëm kaq pasi efektivët e policisë kufitare kanë marrë 681 masa administrative për shtetasit e huaj të parregullt. Në këtë analizë ishin të pranishëm dy zv/ministrat e Brendshëm Genc Strazimiri dhe Iva Zajmi, prefekti i qarkut Tiranë Ruzhdi Keci, zv/prokurori i rrethit Tiranë, Elio Mazreku, drejtoresha e Shërbimit Doganor Rinas, Ledia Sulaj, si dhe drejtorë të ndryshëm të Drejtorisë së përgjithshme të Policisë.
Veprat dhe arrestimet
Nga policia kufitare janë goditur 134 vepra penale me 234 autorë, të cilët janë proceduar në Prokurorinë e Tiranës, si dhe janë kapur 25 persona në kërkim. Gjithashtu është bërë dhe një punë e mirë në kontrollin e shtetasve të huaj dhe pajisjen e tyre sipas ligjeve me lejë qëndrimi, ku për vitin 2008 kanë aplikuar 3377 shtetas. Për vitin 2008 kjo drejtori në bashkëpunim me Interpolin ka marrë masa sigurie për ekstradimin e 76 shtetasve.