Trafiku drejt Greqisë, arrestohen 6 shtetas
19/12/2008 Aksioni “Ginga”, shpallen në kërkim 3 të tjerë. U morën 70 personave nga 250 euro
BERAT- Policia e Beratit ka deklaruar ditën e djeshme përfundimin me sukses të një aksioni kundër trafikut të paligjshëm drejt Greqisë. Organi blu i këtij qyteti deklaroi zyrtarisht dje përfundimin e aksionit të koduar “GINGA”, i cili është finalizuar me arrestimin e gjashtë personave dhe shpalljen në kërkim të tre të tjerëve.
Arrestimet
Burime zyrtare të komisariatit të policisë Berat bëjnë me dije se rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme janë arrestuar gjashtë persona dhe shpallur në kërkim tre të tjerë, ndërsa kanë qenë nën hetimin e policisë për rreth dy muaj. Enika Dishnica, zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së qarkut Berat bëri të ditur për median arrestimin e: Romeo Hajdinit, 18 vjeç, banues në fshatin Orizaj të rrethit të Beratit, Taulant Hysit, 21 vjeç, banues në lagjen “Apolonia” të qytetit të Fierit, Ëngjëll Veizajt, 46 vjeç, banues në fshatin Nashilent në rrethin e Gjirokastrës, Spartak Cacaj, 39 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori” në qytetin e Gjirokastrës, Edvin Qatos, 29 vjeç, banues në fshatin Otllak në Berat si dhe Asqeri Mehmetajt, 42 vjeç, banues në lagjen “Kastrioti” në rrethin e Fierit. Policia deklaroi gjithashtu shpalljen në kërkim të Leonard Hysit nga Fieri, Altin Çepele, nga Roskoveci, si dhe Agron Ymeraj, banues në komunën Otllak në rrethin e Beratit, të cilët i kanë shpëtuar arrestimit nga policia.
Trafiqet
Personat e arrestuar, por dhe ata të shpallur në kërkim, mësohet se kanë qenë nën hetim që prej dy muajsh nga ana e strukturave të policisë, zyrës së Kalimit të Paligjshëm të Kufirit dhe organit të Prokurorisë së rrethit të Beratit. Në kohë të ndryshme në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta persona organizonin kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Greqisë. Të arrestuarit nga Berati mësohet se organizonin punën duke gjetur persona, të cilët donin të shkonin ilegalisht drejt Greqisë. Personat e grumbulluar kryesisht djem të rinj të fshatrave të Beratit mësohet se paguanin nga një shumë prej 250 eurosh për person me qëllim kalimin ilegal drejt Greqisë. Trafikimi ilegal drejt Greqisë mësohet se është kryer gjatë muajve të fundit. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative mësohet se ditën e djeshme ishin grumbulluar 70 persona për të shkelur në Greqi në mënyrë ilegale. Të rinj kryesisht nga fshatrat e Beratit, Lushnjës e Fierit mësohet se ishin njoftuar për të shkuar ditën e djeshme në Gjirokastër dhe më pas do të kalonin në mënyrë të jashtëligjshme drejt Greqisë. Policia organizoi mbrëmjen e djeshme punën duke prangosur në banesat e tyre gjashtë personat, ndërkohë që shpalli tre të tjetër në kërkim.
TË ARRESTUAR
Romeo Hajdini, Berat
Taulant Hysi Fier
Ëngjëll Veizaj Gjirokastër
Spartak Cacaj Gjirokastër
Edvin Qato Berat
Asqeri Mehmetaj Fier
Akuza
Organizim trafiqesh të klandestinëve. Kryesisht djem të rinj të fshatrave të Beratit mësohet se paguanin nga një shumë prej 250 eurosh për person me qëllim kalimin ilegal drejt Greqisë.