Digjet shtëpia dhe lokali
05/06/2005 Zjarr në Fushë-Krujë
KRUJE - Në orët e para të së shtunës, në një nga lagjet e qytetit të Fushë-Krujës ka rënë një zjarr, i cili më pas është përhapur jo vetëm në lokalet e kateve të para, por edhe në banesat qytetare. Shërbimet e policisë kanë njoftuar se zjarri ka rënë në ora 02.45 të së shtunës në qendër të qytetit, fare pranë Degës së Mobilizimit Ushtarak në katin e parë të një lokali bar-bufe-restorant. Zjarri, në pak minuta, nisur edhe nga njoftimi me vones i zjarrfikësve, ka përfshirë edhe banesën e një shtetasi dhe më pas një kompleks shërbimesh janë kërcënuar nga flakët e tymi, që është përhapur falë edhe erës së fortë. Kryesisht kanë qenë katet e para dhe të dyta të vendosura përgjatë qendrës së qytetit ato që kanë pësuar dëm të konsideruar material. Në vendin e ngjarjes reparti zjarrfikës në Fushë-Krujë ka kërkuar ndihmë në mjete dhe punojës në rrethin e Krujës, Tiranës e Lezhës, ndërsa frika e përhapjes së zjarrit ka shtyrë evakuimin e banorëve të një pallati 5-katësh. Megjithëse kanë qenë orët e para të së shtunës, tymi e flaka si dhe sirenat e zhurma e mjeteve zjarrfikëse kanë zgjuar të gjithë qytetin. Sipas policisë, situata ka qenë fillimisht kaotike, për shkak të frikës së përhapjes së zjarrit dhe rrezikut të shpërthimit kryesisht të bombulave të gazit, që mund të tregtoheshin në këto lokale.