Pelegrinët kujtojnë shenjtorin e dritës

05/06/2005 Shqiptarë, maqedonas, bullgarë, serbë e malazezë bashkë në ditën e Shën Vladimirit
ELBASAN – Data 4 qershor përfaqëson një ditë të shënuar për besimtarët ortodoksë, por edhe për gjithë të tjerët, që besojnë te mrekullitë e vendet e shenjta.
Pelegrinazhi në fshatin Shijon
Vetëm 4 km larg qytetit të Elbasanit, fshati Shijon ka në zemër të tij manastirin e njohur tashmë për historinë dhe për rëndësinë që ka për besimin ortodoks. Besimtarë të shumtë vendosin të ndjekin udhën drejt manastirit, të shlodhen në ambientet e tij dhe të kryejnë ritet fetare, që i japin mirësinë e shenjtit, që përfaqëson këtë vend.
Elipsani i Shën Vladimirit, ku ndodhen eshtrat e tij, është edhe një nga ndalesat e pelegrinëve, duke besuar te mirësitë dhe në mrekullitë që ky shenjtor përfaqëson.
Po kështu, ndezja e qirinjve është një tjetër ritual i besimtarëve, të cilët në këtë ditë të panairit kanë mbërritur nga i gjithë vendi, por edhe nga Maqedonia, Bullgaria dhe Mali i Zi.
Feja bashkon popujt
Pelegrinë, maqedonas, bullgarë por edhe nga Mali Zi e Serbia vizitojnë çdo vit panairin në Shijon, të Elbasanit, ku elipsani, ikonat dhe qirinjtë i japin kësaj dite rëndësinë e saj, si një përkushtim ndaj shenjtit, i cili i fal të përulurve dritën dhe mirësinë. Shën Gjon Vladimiri përfaqëson dritën, duke transmetuar te besimtarët besimin për ndriçimin hyjnor që përcjell ky manastir.
Mes numrit të madh të besimtarëve, që kishin mbushur rrugën për në manastirin e Shijonit, përfaqësuesit serbë e malazezë i janë bashkuar riteve, duke bërë që kjo ditë të jetë një shembull mjaft i dukshëm, se feja nuk ndan, por bashkon popuj.
“Shenjtorët të përbashkët“
Një fakt të tillë e konfirmon edhe vetë ambasadori i Serbisë dhe Malit të Zi, Marko Camaj, i cili, i ndjekur nga një delegacion i posaçëm, ka vizituar manastirin e Shën Gjon Vladimirit, një shenjt me origjinë sllave.
“Jemi këtu për të treguar të përbashktat që kemi si popuj, duke patur edhe shenjtorë të përbashkët“, është shprehur Camaj, shqiptari që në marrëdhëniet diplomatike përfaqëson Serbinë dhe Malin e Zi.
“Shqiptarët i kanë shërbyer pagëzimit të besimit ortodoks, duke ndihmuar edhe popujt sllavë të përfitojnë nga kjo, ka vazhduar më tej Camaj. Dita e Shën Gjon Vladimirit është ditë e shenjtë bashkimi dhe mirësie“.
Teologu Dhimitër Qosja
“Manastiri shembull i besimit gjithpërfshirës“
ELBASAN - Pedagog në akademinë teologjike Ringjallja e Krishtit në Durrës, Dhimitër Qosja, një ndër udhëheqësit e kësaj dite jo vetëm për besimtarët, por edhe për vizitorët e thjeshtë, thotë se ky manastir nuk përfaqëson vetëm figurën e Shën Gjon Vladimirit. “Duke qenë një ndalesë e rëndësishme e rrugës së vjetër Egnatia, kisha dhe më pas manastiri u shndërruan në shpërndarje të krishtërimit, aq sa edhe bullgarët njohën pagëzimin e krishterë nga ky vend. Rëndësia e tij është bashkimi i njerëzve për të marrë mirësi dhe ngrohtësi nga shënjtori, që në histori është quajtur shenjt i dritës, thotë Qosja. Numri i madh i njerëzve tregon për vlerësimin që ka ky manastir dhe shenjtori që e përfaqëson, i cili, edhe pse me origjinë sllave, u bë pjesë e Elbasanit, duke e shndërruar këtë zonë në një çerdhe të ortodoksisë. Një herë në vit, ky manastir hap dyer dhe pret me mijëra njerëz, të cilët besojnë në zot, pavarësisht fesë se kujt i përkasin“, shprehet Qosja.
Kateksite Irine Gega
“Banorët ruajnë manastirin me fanatizëm“
ELBASAN - Irine Gega një ndër kateksistët e manastirit, thotë se, pjesa më e rëndësishme e fshtatit Shijon është Manastiri.
I djegur dhe i shkatërruar në Luftën e Dytë Botërore, por edhe gjatë komunizmit ky manastir është mbrojtur nga banorët.
“Janë ruajtur ikonat dhe e gjithë pasuria e Shën Gjon Vladimirit“, thotë Gega, i cili bën pjesë në këtë manastir, duke marrë mësime ungjillore së bashku me të rinjtë e zonës.
“Të gjithë banorët janë ortodoksë dhe kjo ka sjellë kompaktësinë në vlerësimin e objektit fetar që ka një histori të veçantë në histori, si dhe vlera të jashtëzakonshme për ortodoksinë në të gjithë vendin dhe jashtë kufijve“, vijon më tej Gega.
Gojëdhënat për zogun, që u shndërrua në engjëll dhe për shenjtin e Shijonit
Gjon Vladimiri me kokën në duar, të prerë pabesisht nga i kunati
ELBASAN - Shën Gjon Vladimiri ishte një prijës sllav, që udhëtonte shpesh nëpërmjet Via Egnatia, duke u ndalur në kishën e vjetër bizantine, ku lutej duke besuar në zot. Kjo kishë ishte edhe prehja e shpirtit të tij, pas një kurthi që i ngriti kunati me frikën e humbjes së pasurisë.
Në bazë të gojëdhënave, ngjarjet vendosen në shekullin e XI kur Gjon Vladimiri ishte në një nga udhëtimet e tij të shpeshta.
Në afërsi të kishës ku lutej, shikon një zog shumë të bukur dhe e ndjek për ta vrarë, por zogu transformohet në engjëll dhe po në atë vend u ndërtua manastiri me emrin e tij.
Në fakt, në kohën e Karl Topisë, ndërtimi i manastrit ka qenë shumë i vështirë, pasi shenjtori Vladimir përfaqësonte dritën, ndërsa u desh një kohë e gjatë që muret të rezistonin.
Kjo ndodhi vetëm kur ato u zhvendosen në vendin ku ishte parë engjëlli.
Edhe vrasja e Gjon Vladimirit “u vendos“ pranë kishës ortodokse. Disa ushtarë, me në krye kunatin e tij, i ndërprenë rrugën dhe i prenë kokën.
Në atë kohë, kali i tij ka vazhduar rrugën deri në kishë, kur koka ishte e pashkëputur totalisht nga trupi.
Kjo bëri që njerëzit të besojnë se Gjon Vladimiri mbante kokën e tij në dorë dhe në vendin ku sot është manastiri shpirti gjen prehje.
Kështu, me ndërtimin e panairit simbolik të Shën Gjon Vladimirit, eshtrat e tij janë pranë besimtarëve, aq sa ata besojnë në mrekulli kur prekin lipsanin e vjetër
Historia
Themelimi, djegia dhe rikonstruksioni i manastirit
ELBASAN - Manastiri i Shën Gjon Vladimirit, ndodhet 4 km nga Elbasani, në perendim të tij, i shkatërruar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe tashmë i saporikonstruktuar.
Ai u themelua me 1382 nga princi shqiptar Karl Topia, që u varros aty dhe që kishte nën sundim pjesën më të madhe të Shqipërisë së sotme.
Rreth 12 km në jug të qytetit, është një stacion termal i dëgjuar, Llixha, që njihet që nga periudha e Romës. Në kodrinat perëndimore të qytetit, janë zbuluar rrënojat e një kishe paleokristiane e shekullit V, me mozaik. Pranë Shën Gjonit është zbuluar një banjë antike romake.
Biblioteka e Manastirit të Shën Gjon Vladimirit në Elbasan ka qenë një ndër më të pasurat në vend, por edhe në Ballkan. Kodikët ungjillor kanë shpëtuar nga shkrumbimi i bibliotekës në Luftën e Dytë Botërore. Kodikët me ungjij janë në gjuhën greke, por ata janë shtypur në Venedik, duke lënë të kuptojnë lidhjen me mjedisin e klerikëve dhe besimtarëve të krishterë të Shqipërisë. Ato përfaqësojnë parapëlqimin dhe shijen artistike të shqiptarëve të një arti të tillë gravurist me një nivel kaq të spikatur.
Manastiri i Gjon Vladimirit ka pasur një koleksion të madh ikonash të Konstandin Shpatarakut, midis tyre dhe një ikonë që paraqet princin e famshëm shqiptar të shekulli XIV, Karl Topia. Manastiri i Gjon Vladimirit është djegur me 1943, duke humbur kështu bibliotekën e tij fetare të famshme në rrafshin ballkanik. Për fatin e mirë, Portali me tri mbishkrime dhe stemën heraldike të Karl Topisë, janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar.
Vitet e fundit, Instituti i Monumenteve të Kulturës ka ndjekur punimet e specialistëve, të cilët i kanë kthyer manastirit të shkatërruar totalisht në kohën e komunizimit, pamjen e mëparshme. Dikur mungonte çatia dhe muret kishin shenjat e djegies, që ka pësuar ky objekt i rëndësishëm historiko-fetar, por tashmë gjithçka është kthyer në gjendjen fillestare dhe ikonat janë bërë pjesë e lutjeve të besimtarëve.
Zyra e projektimit të Institutit të Monumenteve të Kulturës ka përfunduar restaurimin me rastin e pashkëve, si një dhuratë për besimtarët e kësaj zone.
Ky manastir është restauruar në vitin 1384, 1901 nga disa familje elbasanase dhe besimtarë të zonës dhe në vitin 2004-2005 me fondet e Ministrisë së Kulturës.