Ndezën zjarr për të luajtur, digjet 4-vjeçarja së bashku me mullarin

05/06/2005 Motra dhe vëllai, nuk mundën t’a shpëtojnë
HAS - Një zjarr fëmijësh me qëllim për të luajtur djeg të gjallë një foshnje 4-vjeçare. Vëllai dhe motra e saj më e madhe nuk kanë mundur ta shpëtojnë vogëlushen, që është rrethuar nga zjarri me degë dushku.
Ngjarja sa tragjike aq edhe e frikshme ka ndodhur dje në mesditë në një fshat të Hasit. Banorët fqinjë me familjen e vajzës nuk kanë mundur të përballen me atë çka panë me sytë e tyre, ndërsa kanë vënë kujën në të gjithë zonën. Ndonëse e mitura është dërguar në spitalin e Hasit pas dy orësh, asnjë ndërhyrje nuk mundi ta shpëtojë. Flakët i kishin shkaktuar plagë pothuajse në të gjithë trupin.
Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se një fëmijë i mitur gjeti vdekje tragjike në orët e mesditës së të shtunës, pasi u dogj në oborrin pranë shtëpisë së saj, duke mos arritur të shpëtojë nga gjuhët e flakëve. Incidenti i rëndë ndodhi në fshatin Mujan, 35 kilometra larg qytetit të Hasit, në familjen Gjeleçiu. Burimet policore bën të ditur se viktima është vajza e tyre 4-vjeçare, Antigoni Gjeleçiu.
Ngjarja ka ndodhur kur vajza e vogël ka qenë duke luajtur me motrën dhe vëllanë e saj, pak më të mëdhenj si dhe kushërinj të tjerë, në oborrin pranë shtëpisë, në mungesë të prindërve. Në lojë e sipër, fëmijët kanë ndezur një zjarr me degë të thata dhe një mullar që ruhej si ushqim për gjedhët. Kur zjarri është përhapur me shpejtësi, vajza është djegur e gjallë, kurse një prej fëmijëve ka marrë djegie të lehta.
Policia tha se nga hetimet e para bëhet fjalë për një vdekje aksidentale të vajzës katërvjeçare e ardhur në kushte të pakujdesisë së fëmijëve që kishin ndezur zjarrin duke luajtur.