E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tenton vetëhelmimin me ilaçet e gjyshes

05/06/2005  E shpëtojnë mjekët

KUÇOVË – Një 16-vjeçare, me inicialet H.K., banore e lagjes “Partizani“ në Kuçovë, ka tentuar t’i japë fund jetës, duke konsumuar një sasi të konsiderueshme ilaçesh, të cilat i përdorte gjyshja e saj për t’u kuruar nga zemra.

Vajza ishte me fat, ka shpëtuar në momentet e fundit të jetës nga mjekët e urgjencës të spitalit të qytetit.

Sipas burimeve të rezervuara nga të afërmit e vajzës, shkaku i ndërmarrjes të këtij veprimi ka ardhur si rezultat i një grindjeje që vajza ka pasur me pjesëtarët e tjerë të familjes, për arsye të shpenzimeve të një sasie lekësh. Ajo është qortuar nga e ëma për veprimet e pakontrolluara dhe për shpenzimet.

Burime të policisë të komisariatit në Kuçovë bëjnë të ditur se H.K., mbrëmjen e ditës së premte ka tentuar të vetëhelmohet, duke pirë një grusht ilaçesh të zemrës, që gjyshja e saj i kishte lënë në komedinën e dhomës ku flinte.

Vajza, pasi është kthyer nga puna, kamariere në lokal, ka përfituar nga mungesa e njerëzve në shtëpi. Ajo ka marrë ilaçet që ka gjetur dhe vetëm pak minuta pasi i ka pairë, ka rënë përmbys në dyshemenë e dhomës së saj.

Familjarët e kanë gjetur adoleshenten në dhomën e saj të shtrirë, në gjendje shoku nga dhimbjet e shkaktuara prej bareve. Prindërit menjëherë e kanë transportuar për në spitalin rajonal të Beratit. Kanë qenë mjekët e repartit të urgjencës, ata që kanë ndërhyrë menjëherë dhe me anë të një terapie të përshpejtuar i shpëtuan jetën vajzës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›