Teodor Keko, Shvarc, Kuteli...pagëzohen rrugët e Tiranës
05/06/2005 Nis emërtimi i rrugëve në zonat informale, në Selitë, Tiranë të Re, Unazë të re, pranë Kombinatit të Mishit etj.
Duket se legalizimi i zonave informale nisi. Guri i parë u vendos, pasi shumë prej tyre nuk do të kenë më kode dhe numra në hartat e Tiranës, por emra të posaçëm. Janë emrat e shkrimtarëve, duke nisur nga Teodor Keko, Mitrush Kuteli, Bilal Xhaferi, Dhimitër Shuteriqi, Bedri Dedja, Tish Daia, apo Ndrec Luca, të cilët do të mbahen në kujtesën e brezave, duke emërtuar këto rrugë. Ndërkohë që ende rrugë të tjera presin për “t’u pagëzuar” në muajt në vazhdim.
Para disa muajsh, Qeveria miratoi një vendim për krijimin e sistemit të adresave, në bazë të të cilit të gjitha rrugët do të kenë një emër, duke ndihmuar banorët, postierët, por dhe të huajt.
Njësia 2
Këshilli Bashkiak i Tiranës, pasi mori në shqyrtim relacionin e paraqitur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve “Mbi emërtimin e rrugëve të paemërtuara” në territorin e Njësisë Bashkiake numër 2 dhe emërtoi me emrin e “Fatmir Haxhiut” rrugën që fillon nga “Rruga e Elbasanit” deri te rruga “Lekë Dukagjini”, përbri këndit të Lojërave.
Njësia 5
Janë plot 64 emra të reja rrugësh, tabelat e të cilave janë duke u vendosur në kënde e kryqëzime. Deri tani këto rrugë “emërtoheshin” vetëm me numra. Kështu u pagëzuan rrugët me emra si “Milto Tutulani”, rruga e “Kosovarëve” pjesa mbi pishinat në kodrat e Liqenit, ku kanë qenë kampet e kosovarëve në vitin 1999. “Bilal Golemi” është një tjetër rrugë në Selitë, “Dhimitër Shuteriqi”, po kështu. Përgjatë Institutit të Projektimeve, rruga do të ketë emrin e “Jusuf Vrionit”. Rruga pranë KESH-it do të ketë emrin e shkrimtarit të persekutuar “Viktor Eftimi”, pranë shkollës së mesme “Besnik Sykja”, rrugica do të ketë emrin “Kristo Floqi”. Emrin e përkthyesit “Robert Shvarc” do ta ketë rruga pranë shkollës “Kristal”, që ndryshe njihet dhe me emrin “Te serat”. Rrugë të tjera kanë marrë emrat Ibrahim Dervishi, Meleq Gosnishti, Ibrahim Dervishi, emrin e gjuhëtarit Eqerem Çabej, të tjerat janë emërtuar për nder të Rasim Kalakullës, Franc Babinger, Bedri Dedja, Servet Libohova, Gjergj Bubani. Nuk kanë munguar dhe emrat si i këngëtarit Mentor Xhemali, apo i piktorit Ibrahim Kodra, shkrimtarit Mitrush Kuteli. Po në Selitë një rrugë që të nxjerr në rrugën tjetër “Sabaudin Gabrani”, do të ketë emrin Leka i Madh.
Të tjera rrugë në Tiranën e Re do të kenë emrat Marko Boçari, Bilal Xhaferri, Aleks Buda, Osman Myderizi, Kujtim Spahivogli. Nuk mungojnë as këngëtarë si Çesk Zadeja, Tish Daia, aktori Ndrek Luca, mësuesja Sevasti Qiriazi, Skënder Luarasi, shkrimtar, përkthyes, pjesëmarrës i luftës së Spanjës.
Njësia numër 6
Këshilli Bashkiak i Tiranës, pasi mori në shqyrtim relacionin e përgatitur nga Drejtoria e Kultures, Rinisë dhe Sporteve “Mbi emërtimin e rrugëve të paemërtuara” në territorin e Njësisë Bashkiake Nr.6 të Tiranës, vendosi të “pagëzojë” 18 rrugë. Bëhet fjalë për gjithë rrugicat që nisin nga Unaza e Re. Emrat e këtyre rrugëve janë Llazar Xhajanka, dr.Jusuf Dashi, Nexho Konomi, Besim Alla, Altin Basha, Thoma Koxhaj, Kristaq Mone, Vangjel Çeço, Fejzi Himzo, Hazbi Serani, Bego Hoxha, Kroi i Banes. Ndërkohë, një rrugë, pasi është mbi 200 metra, saktësisht rreth 479 ml, e cila fillon në kryqëzimin e rrugës “Unaza e Re” dhe përfundon në brendësi të zonës së banimit, emërtohet “Teodor Keko”, shkrimtari i cili ka vdekur para tre viteve.
Njësia numër 8
Një sërë rrugicash të rrugës “Siri Kodra”, “5 Maji”, rreth Kombinatiti të Mishit, sheshit të Selvisë janë emërtuar. Në hartat e Tiranës ato nuk do të jenë më të shënuara me kode, por do të kenë emra, kryesisht të njerëzve më të njohur në ato zona. Rruga me kod 08-32, që fillon nga rruga “Siri Kodra”, ndërmjet bllokut të magazinave, emërtohet “Zenel Bastari”.
Rruga me kod 08-42, që fillon nga rruga “5 Maji” ndërmjet ish-Kombinatit të Mishit, emërtohet “Xhemal Sheh Abazi”, duke vazhduar më pas me Ramazan Bogdanin, Filip Ashiku, si dhe sheshi me emrin popullor “Selvia”, u “emërua” zyrtarisht “Selvia”.
Pagëzohet gjithë Selita dhe rrugicat e Tiranës së Re
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, jo pak rrugë të tjera u emërtuan rishtazi, si në njësinë 5, 6, 8 apo 9.
Në njësinë Bashkiake numër 5, janë emëruar plot 64 rrugë, apo rrugica të reja, gjithë zona e Selitës. Në këtë njësi morën emër gjithë rrugët dhe rrugicat e krijuara këto vite, “në sajë të ndërtimeve pa leje”. Kjo është një zonë krejt informale dhe legalizimi i saj duket se nisi me këtë hap, me emërtimin. Gjithçka po nis nga emri, si pagëzimi i një fëmije kur lind. Janë vendosur emra shkrimtarësh, poetësh, historianësh apo inxhinierësh, të cilët kanë kontribuar për vendin.
Njësia numër 5
1.Milto Tutulani
2.Rruga e Kosovarëve
3.Bilal Golemi
4.Dhimitër S.Shuteriqi
5.Jusuf Vrioni
6.Viktor Eftimiu
7.Kristo Floqi
8.Robert Shvarc
9.Ibrahim Dervishi
10.Meleq Gosnishti
11.Eqerem Çabej
12.Rasim Kalakulla
13.Franc Babinger
14.Bedri Dedja
15.Servet Libohova
16.Gjergj Bubani
17.Prokop Mima
18.Haki Mborja
19.Abedin Nepravishta
20.Mentor Xhemali
21.Ibrahim Kodra
22.Gjin Gjergji
23.Hasan Vogli
24.Qemal Butka
25.Ilia Dilo Sheperi
26.David Selenica
27.Gjovalin Gjadri
28.Alqivjadhi Lamani
29.Jaho Gjoliku
30.Gjerasim Qirjazi
31.Ilo Mitkë Qafëzezi
32.Jovan Cico Kosturi
33.Kamber Bënja
34.Kol Paparisto
35.Kostaq Cipo
36.Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli)
37.Hajdar Tafa
38.Leka i Madh
39.Kristo Luarasi
40.Liman Kaba
41.Llazar Pulluqi
42.Marko Boçari
43.Bilal Xhaferri
44.Ndreko Rino
45.Niko Hoxha
46.Aleks Buda
47.Nikollë Kaçorri
48.Pandeli Cale
49.Nuçi Naçi
50.Osman Myderizi
51.Prek Bibë Doda
52.Petro Korçari
53.Kujtim Spahivogli
54.Çesk Zadeja
55.Sevasti Qiriazi
56.Skënder Luarasi
57.Injac Ndojaj
58.Theodhor Kavalioti
59.Vangjel Meksi
60.Valentina Pistoni
61.Visarion Xhuvani
62.Tish Daia
63.Ndrek Luca
64.Ambroz Marlaskaj
Njësia numër 6
1.Llazar Xhajanka
2.Dr.Jusuf Dashi
3.Nexho Konomi
4.Besim Alla
5.Altin Basha
6.Thoma Koxhaj
7.Kristaq Mone
8.Vangjel Çeço
9.Fejzi Himzo
10.Hazbi Serani
11.Bego Hoxha
12.Kroi i Banes
13.Fadil Hadushaj
14.Agim Qarri
15.Bedri Çullhaj
16.Zyber Zeneli
17.Teodor Keko
18.Faik Ballanca
Njësia numër 8
1.Zenel Bastari
2.Xhemal Sheh Abazi
3.Ramazan Xh.Bogdani
4.Filip Ashiku
5.Sheshi i Selvisë