Vrasja, autori “çan“ rrethimin
05/06/2005 Rrethohet Nikla
KRUJE - Postblloqet e shumta të policisë së Krujës, Fushë-Krujës dhe Durrësit, të përforcuar edhe me agjentë civil si dhe uniforma të mbërritura nga Tirana, nuk kanë mundur të vënë në pranga të shpallurin në kërkim, Muharrem Daka, i akuzuar për vrasjen e Ramazan Çangut dhe plagosjen e vëllait Dashamir Çangu. Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës janë shprehur se gjatë 24 orëve, që nga koha e kryerjes së krimit në fshatin Vrion të Krujës, janë realizuar disa kontrolle banesash, si dhe janë patrulluar rrugë nacionale dhe ato dytësore, por pa mundur të vënë në pranga 55-vjeçarin Daka. Pasi ka kryer vrasjen, për të cilën akuzohet, shtetasi Muharem Daka, ai është larguar nga vendi i krimit para se aty të mbërrinin uniformat blu dhe duke përfituar nga terreni i thyer ka mundur t’u shpëtojë prangave të policisë. Megjithatë, policia ka deklaruar se nisur nga informacionet e agjentëve në terren, Daka nuk ka mundur të lërë zonën ku ka kryer vrasjen, ndërkohë që unifromat e policisë do të duhet të përparojnë ngadalë, për shkak të zonës malore. Rreth orës 18 të ditës së premte, në fshatin Vrion të Krujës, është vrarë me armë zjarri shtetasi Ramazan Çangu, si dhe është plagosur rëndë vëllai i tij, Dashamir Çangu. Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur në afërsi të një pike lavatriçeje që shërbente për të larë zhavor, pikë kjo në pronësi të një shtetasi, i cili nuk është bërë pjesë e konfliktit.