E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet tutori i “zvarranikut” të grabitjeve

• Arrestohet nga policia “tutori” i tre fëmijëve që kryenin vjedhje banesash në Tiranë duke përdorur ballkonet dhe tubat e shkarkimit nga çatia.Dashamir BiçakuPetrit Cungu, 35 vjeç, është prangosur nga oficerët e Seksionit të Hetimit të Vjedhjeve, në kryeqytet, me akuzën e shtyrjes së fëmijëve në krim dhe shfrytëzimin të tyre me qëllime përfitimi. Mes fëmijëve që i arrestuari akuzohet se ka përdorur për t’i detyruar të vidhnin mësohet se ka qenë edhe djali i tij i mitur i cili në shumicën e rasteve ka hyrë në banesa duke vepruar si një “zvarranik”. Nën kujdesin e të arrestuarit grupi i të miturve akuzohet se ka kryer më shumë se 20 vjedhje banesash në Tiranë. Pasi i kanë vënë prangat Petrit Cungut, agjentët e policisë kanë arrestuar edhe vëllain e tij, Viktor Cungu, 25 vjeç, si dhe tre adoleshentët e moshës nga 15-16 vjeçare, përkatësisht me iniciale A.A, A.F, K.S. Sipas njoftimit zyrtar të policisë së kryeqytetit, personat e arrestuar, në bashkëpunim njëri-tjetrin kanë organizuar vjedhjen dhe plaçkitjen e më tepër se 20 banesave të ndryshme të Tiranës. Pasi hynin në banesat e qytetarëve të ndryshëm, gjatë kohës që në banesa nuk kishte njeri ata vidhnin kryesisht paratë, bizhuteritë dhe celularët dhe më pas largoheshin. Para se të kryenin vjedhjet, sipas hetimit, të arrestuarit studionin banesat dhe më pas i përzgjidhnin ato me ndihmën e dy tutorëve të arrestuar. Petrit Cungu, akuzohet se në të gjitha këto vjedhje ka përdorur edhe djalin e tij, M. Cungu vetëm 11 vjeç. GrabitjetSipas policisë, djali i Petrit Cungut është identifikuar nga policia në më shumë se 70 raste vjedhjesh të ndodhura në periudha kohore të mëparshme në Tiranë. Pikërisht edhe rastet e fundit në 80 për qind të tyre dyshohet se janë kryer nga M. Cungu, djali i Petrit Cungut, që tashmë është i arrestuar bashkë me të vëllain e tij me akuzat se kanë shfrytëzuar fëmijët. Pasi kishte kryer vjedhjen, apo pasi kishte dalë nga banesa, i mituri M.Cungu, ndihmohej nga tre adoleshentët e arrestuar si dhe nga xhaxhai i tij, Viktor Cungu për të bartur sendet e vjedhura dhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Në dy muajt e fundit, Policia e Tiranës ka marrë denoncime nga banorë të ndryshëm për vjedhjen e më shume se 20 shtëpive. Në shumicën e rasteve, policia kishte mësuar se autorët merrnin nga banesat e vjedhura kryesisht vlera monetare, por edhe sende elektro-shtëpiake, apo veshje të shtrenjta. Në rastin më të mirë, pronarët e banesës, nuk ndodheshin aty në orët e mbrëmjes dhe hyrja kryhej në apartament nga katet e para përmes dritareve. HetimiNumri i madh i grabitjeve në të cilat rezultonin të implikuar persona të njëjtë është bërë shkak për nisjen e hetimeve intensive nga policia. Sipas hetimeve grabitësit hynin në banesa edhe nga ballkonet e apartamenteve, duke shfrytëzuar tubat e shkarkimit të ujërave. Në një rast, mësohet se autorët kanë hyrë në banesa dhe kanë kryer vjedhje të shpejta, duke shfrytëzuar derën e hapur të ndonjë apartamenti qoftë edhe për disa momente. Verifikimet e vendngjarjeve në banesat e vjedhura kanë identifikuar në të gjitha rastet, të miturin M.C, si dhe tre adoleshentët e tjerë. Grabitësi 11-vjeçar është shoqëruar dhjetëra herë në polici, por mosha e tij e mitur dhe fakti se nuk ishin zbuluar gjithë krimet e kryera nga ai kanë penguar mbajtjen e tij në arrest. Tashmë policia ka sekuestruar një pjesë të mirë të bizhuterive dhe sendeve të tjera të grabitura në cilësinë e provave materiale. 5 personajanë ndaluar nga policia e kryeqytetit, mbrëmjen e së shtunës, pas një operacioni të kryer në kryeqytet kundër grabitësve të banesave22 vjedhjebanesash, dyqanesh dhe lokalesh, dyshohet se kanë kryer dy vitet e fundit pesë personat e arrestuar nga policia në aksionin e dy ditëve më parëVjedhjet e provuara- Më 8 shkurt 2008, në rrugën “Tefta Tashko”, në banesën e një shtetasi, kanë vjedhur 50 dollarë si dhe disa bizhuteri- Më 6 shkurt 2008, në rrugën “Jordan Misja”, kanë vjedhur banesën e një shtetasi- Më 19 qershor 2007, në rrugën “Qemal Brahja”, në banesën e një shtetasi kanë vjedhur 1 aparat celular- Më 15 janar 2008, në rrugën “Qemal Brahja”, në banesën e një shtetasi kanë vjedhur shumën e parave prej 51 mijë lekësh- Më 25 shtator 2006, në rrugën “Dora Distria”, në banesën e shtetasi kanë vjedhur shumën e parave prej 64 mijë lekësh- Më 15 dhjetor 2007, në Babrru, në banesën e një shtetasi, kanë vjedhur shumën e parave 52 mije e 800 lekë si dhe disa bizhuteri- Më 18 tetor 2007, në Babrru, në banesën e një shtetasi kanë vjedhur disa bizhuteri- Më 19 janar 2008, në “Rrugën e Dibrës”, në banesën e një shtetasi, dyshohet se kanë vjedhur 60 mijë lekë- Më 7 shkurt 2008, në rrugën “Arben Broci”, në banesën e një shtetaseje, kanë vjedhur 2 mijë e 700 lekë dhe disa bizhuteri- Më 12 janar 2008, në rrugën “Mihal Grameno”, në banesën e një shtetasi, kanë vjedhur një aparat fotografik dixhital- Më 29 janar 2008, në rrugën “Lord Bajron”, në lokalin e një shtetasi, kanë vjedhur pije të ndryshme- Më datë 09 janar 2008, në Rrugën e Durrësit, në lokal Pub “Miri” kanë vjedhur pije Red Bull- Në rrugën “Sulejman Delvina”, në banesën e një shtetasi kanë vjedhur 215 euro- Në zonën e Kopshtit Botanik, Njësia Bashkiake Nr.1, në banesën e një shtetasi dyshohet të kenë vjedhur 300 dollarë e 10 mijë lekë- Në Tetor 2007, në banesën e një shtetasi, kanë vjedhur 3 mijë lekë e një aparat celular- Në rrugën “Ramazan Këlliçi”, në banesën në pronësi të një shtetaseje kanë vjedhur shumën e parave prej 4 mijë lekësh dhe disa bizhuteri- Në Qershor 2007, në rrugën “Jani Vreto”, në banesën e një shtetasi kanë vjedhur 12 aparate telefonash celularë- Në rrugën “Hoxha Tasim”, në banesën e një shtetasi, kanë vjedhur 2 mijë lekë- Më 6 shkurt 2008, në Rrugën “Budi”, në banesën e një shtetasi kanë vjedhur një sasi bizhuterish- Në Rrugën “Budi”, në banesën e shtetases Vasilika Mango, kanë vjedhur një kompjuter “Lap-Top”- Në rrugën “Bajram Curri”, në banesën e një shtetasi kanë vjedhur 150 dollarë dhe 50 euro- Më 10 janar 2008, në “Rrugën e Barrikadave”, në banesën e një shtetasi, dyshohet të kenë vjedhur një sasi bizhuterish dhe një çelës kuadri të një mjeti tip “Benz”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›