E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Më futën në automjet gjeneratorin e vjedhur”

• TIRANE – “Burg pa afat” ishte masa e sigurisë që Gjykata e Tiranës vendosi dje për 44-vjeçarin kryeqytetas Qamil Lala, i akuzuar për vjedhje të një gjeneratori.Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës ndërsa ai ishte kapur me një gjenerator në bagazhin e makinës, i cili ishte vjedhur në një lokal në zonën e Tiranës së Re. Sipas Prokurorisë, ky kishte vepruar bashkë me një person tjerë, i cili tashmë është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Vetë i pandehuri, i dënuar më parë për vjedhje, mohoi akuzën duke argumentuar se makinën e kishte parkuar në rrugë ndërsa po pinte kafe në një lokal. Kur po kthehej në shtëpi e kishte ndaluar policia dhe i kishte gjetur gjeneratorin në bagazh, të cilin nuk kishte dijeni se kush ia kishte futur. Po dje gjykata vendosi masën e sigurisë burg pa afat edhe për 56-vjeçarin Kujtim Borova, i akuzuar për falsifikim dokumentesh. Ky, i dënuar më parë për të njëjtën vepër u kap me një dëftesë pjekurie të falsifikuar, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti edhe vula dhe formularë të fals.           f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›