“Tutori” në arrest edhe për aksident
• TIRANE - Petrit Cungu, 34 vjeç banues në Tiranë, është arrestuar edhe më parë nga policia e kryeqytetit në muajin dhjetor të vitit të kaluar.Cungu ka qenë duke udhëtuar me një mjet të markës “Mercedez-Benz”, në rrugën e Durrësit, kur ka përplasur një të moshuar 70-vjeçar. Sipas policisë i moshuari, mori plagë të rënda në aksident, ndërsa Cungu udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara në këtë rrugë. Pas aksidentit, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit. Gjatë vlerësimit të masës së arrestit në gjykatë, gjykata ka vendosur ndaj të akuzuarit masën e arrestit me burg, më pas ai është lënë në arrest shtëpie deri në përfundim të hetimit. Drejtimi i një veprimtarie të tillë, duket se ka rënduar rrethanat e Cungut.