"Dik Marti" bashkon politiken shqiptare Rozeta Rapushi
I shume kritikuari Dik Marty, arriti te bashkoje politiken shqiptare. Per te paren here pas me shume se nje viti e gjysme debatesh dhe akuzash, pozita dhe opozita rane dakord per te pakten nje gje, te kundershtojne raportin e Dik Marty te publikuar gati nje muaj me pare. Per rreth nje ore, anetaret e djathte dhe te majte, pjese e delegacionit shqiptar ne Keshillin e Evropes, diskutuan dje ne kryesine e Kuvendit, ne lidhje me qendrimin qe do te mbajne ne celjen e sesionit te ri te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, qe do te nise ne 24 janar ku do te diskutohet raporti i Dik Marty. E me sa duket, qendrimet mes paleve pothuajse jane te njejta kunder akuzave te zviceranit per shtepine e verdhe ne Gure te Matit, per transplant organesh. Ndonese do te marrin nje forme te plote ne diten ne vijim. Nje prej anetareve te delegacionit shqiptar ne Keshillin e Evropes, socialisti Arben Ahmetaj, pohoi dje se u diskutua per te koordinuar qendrimin kunder raportuesit zviceran. "Do kete takime te tilla gjate gjithe periudhes per te pergatitur qendrimin tone zyrtar dhe qendrimin e te gjithe Kuvendit te Shqiperise. Nuk kishte pika qe ndaheshim", u shpreh Ahmetaj. Nje fjale kjo, qe e thene nga nje deputet i opozites mbi marredheniet me mazhorancen pas koheve te gjata perplasjesh, te jep idene e ardhjes se nje klime qetesie ne politike. Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Ilir Rusmali, me perberje te Shpetim Idrizi, Arenca Troshani, Mesila Doda, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri dhe Kastriot Islami, synon te rrezoje ne Keshillin e Evropes, raportit qe e cileson ish kreun e UCK-se, Hashim Thaci, si kryetarin e nje bande per trafikantesh organesh dhe droge. Krimet sipas Marty, e kane fillesen qe ne konfliktin e Kosoves ne vitin 1999 dhe jane kryer ne shtepine e verdhe ne Gure te Matit. Po ashtu, deputetet shqiptare do pergatisin amendimet ne rast te votimit te nje rezolute se bashku me raportin. Kundershtimet ndaj atyre qe i cileson shpifje te sajuar ne Beograd, kryeministri Berisha e njoftoi gjate mbledhjes se qeverise se 22 dhjetorit. Me konkretisht, kryeministri u shpreh se do te insistonte per te ndermarre cdo nisme ligjore ne Keshillin e Evropes qe ky zoteri, nese eshte serioz te dorezoje autoriteteve te EULEX te gjitha provat dhe deshmitaret. Raporti i deputetit zviceran Dick Marty, u miratua ne unanimitet nga Komisioni i Ceshtjeve Ligjore dhe te Drejtave te Njeriut ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes, ne daten 16 dhjetor. Perfaqesuesi i Shqiperise ne kete Komision, deputeti Shpetim Idrizi mungoi ne mbledhje, per shkak se sipas tij, ai nuk ishte vene ne dijeni nga sekretari e ketij Komisioni.