Tavo: Une, kandidat per kryebashkiak
Deputeti Vangjel Tavo, deklaroi dje se mund te kandidoje per kryetar bashkie ne Gjirokaster, ne zgjedhjet lokale te 8 majit. Nje deklarim te tille ish-deputeti socialist, tashme pjese e grupit parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim, por dhe e strukturave te kesaj partie, e ka bere ne nje takim qe ka pasur me gazetaret. Ai ka pranuar se nuk perjashton mundesine e nje kandidimi ne bashkine e qytetit te gurte, perballe rivalit te tij tashme me te madh ne kete qytet, Flamur Bime. Me sa duket me kete sfide te drejtperdrejte, deputeti Tavo kerkon qe te shmange nga drejtimi per here te trete te kesaj bashkie nga ana e Bimes, njeriut prej te cilit ai pretendon se eshte larguar nga radhet e Partise Socialiste. Ish-deputeti socialist, i cili tetorin e kaluar u largua nga grupi parlamentar i PS-se dhe iu bashkua grupit te LSI-se, deklaroi ne nje takim me gazetaret lokale ne Gjirokaster, se "po shikoj mundesine e kandidimit per kryetar bashkie ne zgjedhjet e ardhshme lokale". Nje deklarim, i cili nuk eshte riperseritur dhe as pergenjeshtruar nga ana e deputetit, tashme te LSI, Vangjel Tavo duke i futur "dridhmat" rivalit te tij socialist, Flamur Bime, i cili gjendet jo vetem nen konsumimin e pushtetit, por dhe perballe kritikeve nga radhet e socialisteve ne kete qytet. Deputeti Tavo e arsyetoi idene e kandidimit "per ta cliruar qytetin nga njerezit qe e mbajne peng". Deputeti i Gjirokastres, Vangjel Tavo e ka kundershtuar vazhdimisht mundesine e rikandidimit te kryetarit socialist te bashkise se Gjirokastres, Flamur Bime. Madje pjese e kushteve qe i ka vene kryetarit socialist Edi Rama, ne menyre qe te mos largohet nga grupi parlamentar i PS, ka qene pikerisht largimi i Bimes nga bashkia e Gjirokastres, permes moskandidimit te tij. Pavaresisht se kane qene dhe nje sere kushtesh te tjera, te cilat nuk jane pranuar nga kreu socialist Rama dhe per pasoje Tavo, largohet nga grupit parlamentar te PS per te shkuar ne radhet e deputeteve dhe te anetaresise se LSI-se, drejtuar nga Ilir Meta. Nderkohe ajo qe mbetet per te diskutuar tashme, pertej deshires se Tavos per te kandiduar dhe per te flakur tej Bimen nga kreu i bashkise se Gjirokastres, eshte mbeshtetja qe mund te vije nga PD, partia me e madhe ne mazhorance, ne kuadrin e nje marreveshjeje bashkepunimi per zgjedhjet vendore te 8 majit te ketij viti. Duke qene se kjo bashki, qe ne vitin 2000 ka qene nen qeverisjen e socialisteve, koalicioni do te beje c'eshte e mundur qe te realizoje fitoren. Por problem mbetet ceshtja e mandatit te deputetit, i cili me dorezimin nga ana e Tavos, kalon direkt per llogari te socialisteve sipas listes, pas deputetit te larguar tashme drejt LSI-se.