Istockanalyst: Berisha bën vetëm fushatë

Deklaratat e kryeministrit Berisha, drejtuar ne veçanti kompanive celulare dhe bankave për te ulur tarifat e shërbimeve qe ofrojnë, pasi ne te kundërt do te përballen me rritje taksash, përkthehen si një kërcenim ne një vit fushate për te dale ne mbrojtje te konsumatoreve. Kjo sipas ne një analize te faqes se internetit "Istokanalist", e specializuar per lajmet ekonomike. Ne artikull nder te tjera thuhet: "Kryeministri shqiptar Sali Berisha u shpreh te hënën se qeveria e tij do te ndërhyjë për te rritur taksat ndaj kompanive telefonike dhe bankave qe ofrojnë tarifa dhe shërbime te larta e te pajustifikuara për konsumatoret shqiptare. Qe kur Berisha erdhi ne pushtet ne vitin 2005, pas tete vitesh ne opozite, qeveria e tij ka bere shume pak për uljen e tarifave te katër kompanive celulare ne favor te rreth 4 milionë abonentëve. Shqipëria do te mbaje zgjedhje lokale ne maj, qe vlerësohen si një test i rëndësishëm pas votimeve te kontestuara te vitit 2009, kështu qe Berisha kërkon ta nxjerre veten si mbrojtës i konsumatoreve." Agjencia e huaj ne shkrim e saj thekson gjithashtu se shqiptaret paguajnë dy deri ne tre here me shume se vendet e tjera te Ballkanit për shërbimin celular, edhe pse përdorimi i tyre ne vendin tone është 17 here me i larte se mesatarja europiane. Ne artikull përmenden gjithashtu edhe deklaratat kërcënuese te bëra nga kryeministri ne konferencën e përbashkët me drejtoreshën e Bankës Botërore ndaj bankave, duke shprehur linjën e tolerancës zero ndaj atyre qe ai i quajti oligarkë.
Shpërndaje