“Edi Rama, i dështuar si model lideri absolut”

Arben Malaj shpjegon pse humbi PS-ja, si dhe shpalos platformën për kryetar
TIRANE – Kandidati për kryetar i PS-së, Arben Malaj ka renditur sërish dje një sërë arsyesh, që sipas tij çuan në humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit. Përpos kësaj ai ka ripërsëritur edhe mendimin tij, për moskandidimin e di Ramës për kryetar të kësaj partie, si shkaktari kryesor i humbjes së zgjedhjeve të 28 qershorit.
Duke numëruar arsyet e humbjes, Malaj shprehet se harmonizimi në PS duhet të ishte më i mirë, por edhe përzgjedhja e kandidatëve apo organizimi i fushatës.
“Ti bindim shqiptarët që ne ishim më të mirë, kishim një vizion më të mirë për votuesin shqiptar, ekipi kishte një karrierë në rritje me kredibilitet dhe autoritet profesional për të arritur mbështetje publike. Partia Socialiste nuk fiton thjesht nga anëtarët e saj, ata janë pjesa cilësore më e mirë, por kërkohet një mbështetje më ë madhe publike për të qenë nja mazhorancë fitues”, tha Malaj.
Duke cilësuar si të dështuar modelin e liderit absolut, përfaqësuese të periudhës Rama, Malaj ka theksuar se Partia Socialiste duhet të shndërrohet në një forcë moderne me institucione dhe demokraci të tillë dhe kjo nis, sipas tij, që nga roli që lideri duhet të ketë
“Lideri i saj duhet të jetë i pari mes të barabartave. Partia do të ketë një organizim më të mirë duke pasur dhe figura të tjera publike dhe cilësore. Grupi do të funksionojë më mirë si një grup kur merret vendimi (jo i detyrohet) dhe i respekton vendimin e kryesisë. Demokracia direkt në partinë socialiste do të jetë më e drejtpërdrejt një nivel vendor, ata duhet ti zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre politik, për arsyer në qeverisjen vendore. Forumi i rinisë dhe i gruas do të ketë pavarësi reale organizmi si dhe për të zgjedhur drejtuesit e tyre. Partia Socialiste nuk mund të fitojë një mbështetje në rritje nëse nuk do ti kthehet institucionet e mirënjohjes, nuk do ta ketë vlerë të saj njohje. Ndaj gjithë anëtarëve simpatizantë dhe mbështetësve, ndaj themeluesve dhe modeluesve të saj, duke kërkuar kështu vendi e atyre që nuk respektohen ose të anashkaluar. Partia Socialiste ka nevojë të përgatitet në vetvete që në sfidat e ardhshme elektorale të dalë nga stacioni i të qenurit në opozitë në një forcë moderne e gatshme të marrë qeverisjen e vendit”, u shpreh më tej Arben Malaj.
Rikandidimi i Edi Ramës, për Arben Malajn, nuk është një kërkesë personale e tij apo e disa prej kolegëve, por në respekt të standardit më të cilin u drejtua Partia Socialiste në këto 4 vjet.
“U deklarua që në fillim se do të ketë një lider që do të ketë pushtet absolut sepse do të ketë edhe përgjegjësi absolute”, deklaroi Malaj.
Sipas tij, në Partinë Socialiste është mbytur e drejta e mendimit ndryshe, fakt që ndikoi për të edhe në rezultatin e zgjedhjeve.
“Kemi pasur një disiplinë të plotë deri diku një limitim të transparencës na Partinë Socialiste, ose debatit midis kolegëve gjë që dëmton kredibilitetin e lidershipit dhe vetë PS-së. Do të përmend vetëm një fakt vetëm vendimi i fundit i Petrot Koçit ishin rreth 11 mijë vota e cila Partia Socialiste nuk i kishte. Kur flasim për një kulturë të dëgjimit të mendimit ndryshe flasim për një strategji për të fituar dhe jo thjesht për fasadë pas një disfate”, pohoi Malaj.
Deputeti i PS-se është shprehur se ai nuk mbështet përçarjen dhe përplasjet në parti. Por, sipas tij, zgjedhjet “një anëtar një votë” për postin e kryetarit duhet të kenë standardet më të larta të demokracisë përndryshe kjo do ta çonte drejt një rruge pa krye Partinë Socialiste.
Arben Malaj ka shpjeguar edhe disa nga pikat e platformës së tij që do të nisë me zbehje të rolit të kryetarit, duke shtuar një zëvendës e tre nënkryetarë, por edhe duke rikthyer aleancat në partitë e majta.
“Unë as nuk e dëshiroj as nuk do ta imponojë, një model që të jetë një sistem absolut dhe nga një sistem të vetë finalizuar në drejtimin e partisë socialiste. Është një bashkim, ka ardhur një moment që në partinë socialiste fjala kryetar të konsiderohet fjala vetëm për kreun e madh të partisë. Ndërsa strukturat e tjera ishin të gjitha kukulla, në këtë aspekt ne mund të krijojmë forcën e cila të krijojë ekuilibër, në këtë mënyrë kemi një model të partisë moderne. Partia do të zgjedhë kryetarin sipas parimit ‘një anëtar një votë’ dhe Kongresi të zgjedhë nënkryetarin. Ose ne mund të kemi një zëvendës kryetar dhe tre nënkryetar të cilët janë persona publik, kanë një karrierë të suksesshme në partinë Socialiste, dhe mund ta imponojë pozitivisht një performancën e tyre publike,” shprehet kandidatët për drejtimin e PS-së Arben Malaj.
Deputeti i PS-së, shpjegon edhe projektin për rikthimin ne pushtet të kësaj partie duke i mëshuar forcimit të aleancës me partitë e majta.
“Duhet të afrohemi me aleatët, qoftë edhe duke kërkuar falje publikisht, qoftë duke i zgjatur dorën, të gjithëve aleatët, çdo mbështetës, çdo votues” shprehet Malaj.