E Diel, 1 Nëntor 2026

“Erjon Braçe sjellje të turpshme që ndikuan në humbjen e zgjedhjeve”

Pas rebelimit të anëtarësisë së PS-së së Kuçovës, rebelohet edhe deputeti, bojkoton mbledhjen e Kryesisë

TIRANE - Pas rebelimit politik të tetë anëtarëve të kryesisë të Partisë Socialiste, të cilët kërkuan mbledhjen urgjente të kryesisë së PS-së, si dhe transparencë publike në kongres e së shtunës, selia rozë është përballur me një tjetër deklaratë nga kjo forcë politike. Asambleja socialiste e Kuçovës reagon ashpër ndaj anëtarit të kryesisë Erion Braçe, sa i takon rolit të tij në situatën para dhe pas zgjedhore.
Sipas një deklarate të kësaj asambleje mbledhjes së firmosur për dje, kryetari Ymer Hoxha, thuhet se qëndrimi i deputetit Erjon Braçes po sjellë pasoja dhe probleme në radhët e Partisë socialiste në këtë bashki. Në këtë deklaratë thuhet se, “me keqardhje vërejmë që kandidati për deputet i Partisë Socialiste Shqiptare për qarkun e Beratit. anëtari i kryesisë i Partisë Socialiste Erjon Braçe, para fushatës, gjatë dhe pas fushatës ka mbajtur një qëndrim jashtëzakonisht shumë të keq, ndaj pushtetit vendor në bashki. Stafi i kësaj drejtues dhe veçanërisht ndaj kryetarit të bashkisë Artur Kurti duke bërë deklarata dhe intervista të turpshme për drejtues të lartë të PS-së duke abuzuar në veprimtaritë në drejtimin e bashkisë Kuçovë, në takimet me qytetarët dhe në masmedia.
Në deklaratën për mediat dhe intervistë Erjon Braçe shprehej se nuk i bëhet vonë për humbjen e Partisë Socialiste në zgjedhje e qershorit vetëm e vetëm që ata të arrijë qëllimet e tyre të ngushta dhe personale në dëm të sektorialit të Kuçovës”.
Grupi i këshilltarëve socialiste të Kuçovës, shkojnë edhe më lart duke akuzuar Erjon Braçen se në zgjidhje nuk ka qenë kundërshtari i politik i Partisë Demokratike dhe aleatët e saj, por partia G 99, bashkia e Kuçovës dhe drejtuesit e saj.
Ndërkohë, Erjon Braçe, pas këtij rebelimi, k shprehur edhe vetë dozat e rebelimit të tij, duke bojkotuar mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë së kësaj partie.
Sipas Braçes, mospjesëmarrja e tij në mbledhjen e kryesisë, lidhet me një formë proteste ndaj drejtuesve të PS-ës, të cilët pranojnë manipulimin sipas tij, të anëtarësisë së Asamblesë së PS-ës së Kuçovës, që nuk është asgjë më shumës e vepër dhe nxitje e Erjon Veliajt, kreut të G 99-ës

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›