E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dikensi në filma

"David Coperfield", 1913

Çarls Dikensi përkujtohet për 200-vjetorin e lindjes gjatë disa ditëve në Tiranë. Është një stacion në kryeqytetin shqiptar i turneut që Këshilli Britanik nëpër botë organizon me takime, projeksione, performanca mbi jetën dhe veprën e Dikensit (7 shkurt 1812- 9 qershor 1870).

Dickens on Film hapet sot, ora 10.30 te Marubi me një takim me shkrimtarin dhe kritikun britanik Ian Haydn Smith. Shfaqet dhe David Copperfield ekranizim i hershëm, i shkurtër i vitit 1913, nga regjisori Thomas Bentley.

Nesër, ora 12:00, Marubi shfaq Oliver Tuist një version i vitit 1922, 70 min., i regjisorit Frank Lloyd. Deri më 10 shkurt, edhe në ekranet e kinemave Imperial në Sheraton dhe në Qendrën Kristal shfaqen versione të mëvona të Koperfildit dhe Oliver Tuistit, ndërsa në kinema Agimi shfaqet Nicholas Nickleby.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›