Dilema Klinton-Obama, kë do të zgjedhin demokratët në gusht?
Katër milionë banorë të Pensilvanisë u regjistruan si anëtarë të Partisë Demokratike, duke ndikuar në pikët e fundit që u shtohen rivalëve për nominimin e kandidatit demokrat në gusht, në garën e madhe për Shtëpinë e Bardhë.
Pensilvania është shteti i fundit i madh ku votohet. Votuesit demokratë në shtetin e Pensilvanisë janë drejtuar dje në qendrat elektorale për të thënë fjalën e tyre në një fazë kritike në garën mes Hilari Klintonit dhe Barak Obamës, të cilët luftojnë për të fituar nominimin e partisë për garën presidenciale në nëntor. Ky votim u konsiderua një sprovë vendimtare për dy rivalët e fortë brenda partisë. Ndërsa Klinton pritet të fitojë në këtë shtet, analistët vlerësojnë se asaj i duhet një fitore bindëse për ta mbajtur të gjallë fushatën. Dy sondazhe të publikuara të hënën sugjerojnë se, ajo kryeson me 10 dhe 7 për qind të votave. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 me orën lokale. Obama ishte optimist, por jo për fitoren. “Unë po rris regjistrimet, deri tani janë shtuar 315 000 demokratë të rinj të regjistruar në Pensilvani”, tha Obama. Në një deklarata para fillimit të votimeve, Omaba ka deklaruar se: “Nuk parashikoj fitore. Unë parashikoj që rezultatet do të kenë një diferencë të vogël dhe atëherë ne do t’ia dalim shumë më mirë nga sa njerëzit presin”. Pikët e votave të tyre në Pensilvani do të mblidhen me të gjitha ato të shteteve të tjera, duke u bërë bazë e përzgjedhjes përfundimtare të Partisë Demokratike Amerikane, se kush do të jetë përfaqësuesi i saj në zgjedhjet e mëdha për presidencën në nëntor.