E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dilema Totti

Trajneri i ri i Romës, Zdenek Zeman ka thënë se ende nuk ka vendosur se ku do ta inkuadrojë kapitenin Francesco Totti gjatë sezonit të ardhshëm në Serie A. Totti, 35 vjeç zakonisht ka luajtur si qendërsulmues kurse strategut çek i pëlqen të aplikojë sistemin 4-3-3.

“Totti dhe unë ishim së bashku 13 vite më parë dhe ka kaluar kohë e gjatë”, tha Zeman i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Pescaran duke siguruar promovimin në Serie A, para largimit nga klubi për ta marrë drejtimin e Romës si pasardhës i Luis Enriques.

“E kam parë duke u zhvilluar, por Totti është gjithmonë Totti për mua. Ai mund të mos jetë siq ishte dikur por është normale. Është ende herët të flasim për pozitën e tij sepse më duhet të vlerësoj së pari se çka ka nevojë ekipi. Më duhet të pres dhe të vendosi se çka është më së miri për skuadrën”, u shpreh ai.

Totti është i vetmi ‘shpëtimtar’ i aventurës së kaluar të Zemanit në kryeqytet. “Objektivi im? Dua të luftojmë me të tjerët, me këtë mendoj me Interin, Milanin dhe Juventusin, por edhe Pescaran. Të gjithë do ta fillojnë sezonin të barabartë”, përfundoi Zeman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›