E Diel, 1 Nëntor 2026

Jetmir Salihu, tifozi dhe anëtari i TKZ-së që bëri Shqipërinë etnike

Nga një tifoz i çmendur i kuqezinjve, tashmë bën rolin e ndërmjetësit në afrimin e talenteve të reja nga të gjitha trevat për ekipet kombëtare shqiptare 

Nga SHPATMAL KRASNIQI 

Jetmir Salihu nuk është futbollist, basketbollist, hendbollist apo volejbollist. Është thjesht tifoz. tifoz i veçantë.  Ai kurrë në jetën e tij nuk ka menduar që të merret me sport. Jetmirin, familja dhe shoqëria e tij e njohin si njeri të çmendur pas Kombëtares Shqiptare të futbollit. Ndeshjet e Shqipërisë thotë se nuk i lëshon për asgjë. Unë mbaj mend që Kombëtaren e ndjek që nga viti 2001-02. Dashuria ndaj Kombëtares lidhet ngushtë me futbollin mirëpo ndoshta edhe më tepër me ndjenjat e mia patriotike, sepse përveç futbollit, ndjek edhe sporte të tjera aty ku përfaqësohet kombi jonë shqiptar. Për një kohë të gjatë kam qenë edhe anëtar i grupimit më të madh të tifozëve të Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi , ka thënë Salihu në fillim të bisedës për gazetën Sport të Kosovës.  Kur luan Shqipëria, Jetmiri gjithnjë përlotet. Jam shumë i ngarkuar emocionalisht kur luan  Kombëtarja jonë. Më ka ndodhur shumë shpesh që të përlotem nga emocionet kryesisht gjatë këndimit të himnit Kombëtar dhe shënimit te golave nga Shqipëria.  Kam qarë shpesh edhe kur kemi pranuar gola nga dëshpërimi, – shtoi Salihu.

Si e bëri Jetmir Salihu Shqipërinë Etnike?

Ëndrra e 21-vjeçarit nga qyteti i Gjilanit që në fëmijëri ishte që Kombëtarja shqiptare të përbëhej nga lojtarë të gjitha trojeve etnike. Kombëtarja Kuq e zi në 10-vitet e fundit është pushtuar nga futbollistët nga Kosova mirëpo ky fakt nuk e ka kënaqur Salihun. Me vetëm 19-vjet, pa kurrfarë lidhjesh me njerëz të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Salihu nisi misioni e tij për zbulimin e talenteve shqiptarë në ligat e huaja. Jo rrallë, Jetmiri zbulon se gjumi e ka zënë para kompjuterit duke biseduar me talente shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare në botë. Në fillim kam kontaktuar me lojtarët nëpërmjet rrjetit social Facebook. E kam vërejtur dëshirën e shumë talenteve për të luajtur më Shqipërinë mirëpo ishte e pamundur që tu krijoja lidhje me FSHF-në. Për fat, nëpërmjet një mikut tim e sigurova numrin e përgjegjësit për zbulimin e talenteve në FSHF, Redi Jupit. Ai e pa seriozitetin edhe aftësitë e mia, kështu që më dha një mundësi për të dërguar lojtarë në kampe që organizoheshin nga FSHF-ja. Si fillim i dërgova tre lojtarë nga Kosova në Shqipëri, të tre i kaluan provat dhe u bënë futbollistë të Kombëtares. Fatlum Ramadani e Lorik Aliu (Prishtina) bindën përzgjedhësin e Shqipërisë U-17, Xhemal Mustedanagiç, kurse futbollisti nga Bujanoci i Kosovës Lindore, Arbnor Fejzullahi u bë pjesë e Shqipërisë U-19,  që aso kohe drejtohej nga Skënder Gega. Në këtë mënyrë, e fitova besimin e Redit që më dha lirinë për të dërguar në kampe të FSHF-së, lojtarët që kam dëshirë,- u shpreh së pari Salihu. Fatlumi dhe Loriku më kanë bërë shumë të lumtur mirëpo më së shumti Arbnori, pasi për herë të parë pjesë e Shqipërisë U-19, u bë një lojtarë nga Lugina e Preshevës,- theksoi Jetmir Salihu. Fejzullahi tashmë paraqitet për Shqipërinë U-21. Me ndërmjetësim të Salihut, Kombëtarja u bë edhe me lojtarë shqiptar nga Maqedonia. Berat Beqiri vjen nga Tetova dhe luan në Kombëtaren U-17. Krenar Ramadani është nga qyteti i Shkupit, edhe ky është bërë pjesë e Shqipërisë U-19 nëpërmjet meje. Kemi pas prova edhe me Agron Gjocajn (Mali i zi) mirëpo për shkak të lëndimit do tia jap një rast tjetër. Unë gjithashtu kam ndërmjetësuar edhe për të ndihmuar edhe Eralb Sinanin, që ka prejardhje nga Çamëria, i cili tashmë është lojtar U-17-ës,-  pohoi Jetmir Salihu. Ndjehem krenar që kam arritur që në Kombëtare të dërgoi lojtarë nga të gjitha trojet. Shqipërinë Natyrale nëse nuk do të arrijnë ta bëjnë politikanët, brenda për brenda Kombëtares, ajo tanimë është bërë, – tha Salihu.
Me këtë rast dua që ti falënderoj edhe Tifozat Kuq e Zi për përkrahjen e madhe që më kanë dhënë, sigurisht që nuk do të isha këtu pa ndihmën e tyre.

 Përfaqësues i FSHF-së

Me ndërmjetësimin e Salihut, 12-lojtarë të grupmoshave të reja të Kombëtares, tashmë edhe zyrtarisht janë pjesë e grupmoshave të Shqipërisë. FSHF-ja tash e disa muaj e ka emëruar Jetmirin  përfaqësuese për Kosovë, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni. Si përfaqësues i FSHF-së, tashmë e kam shumë të lehtë që ti bind lojtarët.  Si tifoz, shumica e tyre nuk më kanë besuar. Deri më tash kam kontaktuar me mbi 110 lojtarë shqiptar nga e gjithë bota. Sigurisht që gjithë ky numër i madh më bënë krenar sidomos për faktin që është një periudhë jo më shumë se një-vjeçare. Në prill të këtij viti, Salihu për here të parë organizoi kamp për zbulimin e talenteve për grumposhat e reja të Kombëtares në Kosovë. Kampi u organizua në stadiumin e KEK-ut në Kastriot kurse Shqipëria më këtë rast rekrutoi gjashtë futbollistë, tre për Kombëtaren U-17 dhe tre për U-19-ën. Kam shumë plane për të ardhmen, – përfundoi Jetmir Salihu.

12 talentet e ndërmjetësuar

Fatlum Ramadani (Kosovë), Lorik Aliu (Kosovë), Arbnor Fejzullahi (Lugina e Preshevës), Krenar Ramadani (Maqedoni), Enis Gavazaj (Kosovë), Liridon Latifi (Kosovë), Gjelbrim Taipi (Lugina e Preshevës), Julian Bibleka (Kosovë), Albert Stublla (Kosovë), Berat Beqiri (Maqedoni), Milot Rashica (Kosovë), Rinor Taipi (Lugina e Preshevës), janë 12-lojtarët që nëpërmjet Jetmir Salihut deri më tash janë bërë pjesë e grupmoshave të Kombëtares, U-17, U-19 dhe U-21. Ai beson se së shpejti për ndonjërën nga grup-moshat e Kombëtares do të luaj edhe ndonjë lojtarë nga Mali i Zi.
Gjithashtu ka edhe shumë lojtarë që pritet të ofron në kombëtare, e që premton se do të realizohen shumë shpejt .

 Ndjehet i tradhtuar

Salihut, jo gjithnjë i kanë dalë në fjalë futbollistët. Sigurisht se kam pasur edhe shumë refuzime. Shembull konkret, Leonit Loshaj (Nurenberg), pasi i i sigurova të drejtë për tu provuar  me Kombëtaren U-17, dhe i kemi rezervuar biletën e aeroplanit, pesë orë para nisjes më telefonoi dhe refuzoi Shqipërinë  për arsyeje banale. Si puna e Leonitit kam shumë e shumë histori, tha Jetmir Salihu.

Përfaqësuesja e Kosovës

Përzgjedhësit e grupmoshave të përfaqësueses së Kosovës dhe asaj A në të ardhmen sigurisht se do të bazohen në lojtarët jashtë vendit. Në pyetjen se a do të ishte i gatshëm Jetmir Salihu të punonte edhe për Kosovën, ai deklaroi: Derisa popujt e tjerë bëhen së bashku dhe garojnë me të tjerët, ne shqiptarët duam të ndahemi e garojmë mes vete. Kjo nuk duhet të na ndodh. Nuk mund të them asgjë për Kosovën. FFK aktualisht është ende larg pranimit në FIFA e UEFA. Qëllimi im është që të bashkëpunojmë edhe më tepër në mes dy federatave për të mirën e vendit tonë, deklaroi Jetmir Salihu.

 Rasti me vëllezërit Taulant e Granit Xhaka

Nuk kanë qenë vetëm zy

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›