E Diel, 1 Nëntor 2026

UNMIK-u nuk do ti organizojë zgjedhjet lokale serbe

Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif, tha të enjten se për shkak të rrethanave në terren, UNMIK-u nuk mund të organizojë zgjedhjet lokale në Kosovë. Kjo ishte përgjigjja e tij për kërkesën e Beogradit, sipas deklaratës në radion Europa e Lirë të zëdhënëses së UNMIK-ut, Tanja Kastël. Qeveria e Serbisë, përmes një letre të dërguar më 21 mars nga ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, drejtuar përfaqësuesit special të sekretarit të Përgjithshëm, Farid Zarif, zyrtarisht i ka kërkuar UNMIK-ut që në përputhje me Rezolutën 12 44, ti organizojë zgjedhjet lokale në Kosovë. Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif, ka përsëritur në letrën e tij përkushtimin e UNMIK-ut për promovimin e plotë të qeverisjes lokale demokratike në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›