Ne pervjetorin e nje deshtimi
Me 8 shtator Kryeministri Berisha foli per ngritjen e godines se Parlamentit te ri te vendit. Kjo sipas Berishes duhet te behet me rastin e 100-vjetorit te shpalljes se pavaresise. Nderkohe pak dite me pare Kryetarja e Parlamentit zonja Jozefina Topalli inauguroi ate qe ajo e quajti salla e re e Kuvendit te Shqiperise.
Me kete rast pakkush u kujtua se ne shtatorin e ketij viti sesioni i ri parlamentar duhet te ishte mbledhur jo ne sallen e vjeter te lyer me boje te re te Parlamentit te ngritur nga Enver Hoxha 60 vjet me pare por ne sallen e re te tij e cila duhet te ishte ngritur tashme ne kuadrin e atij qe quhet kompleksi i ri parlamentar i planifikuar per tu perfunduar pikerisht ne pranveren e ketij viti.
Me 14 prill te vitit 2005 pak dite para shperndarjes se Parlamentit per arsye te zgjedhjeve te reja parlamentare qe do te zhvilloheshin se shpejti Parlamenti mori nje vendim disi te vecante Te ngrihet kompleksi i ri parlamentar ne sherbim te aktivitetit te Kuvendit te Republikes se Shqiperise.
Shume deputete te pozites e opozites ne ate moment mungonin ne salle per arsye te etheve te rikandidimit ose jo te tyre per Parlamentin e ri dhe te fushates elektorale qe edhe pse jo zyrtarisht kishte filluar tashme. Shume te tjere te pranishem ne salle e ngriten doren per votim pa i kushtuar ndonje vemendje te posacme ketij vendimi. Sidoqofte Parlamenti vendosi te ngrihet kompleksi i ri parlamentar dhe kjo pune te perfundoje per nje periudhe kohore prej pese vjetesh Pika 3 e vendimit Kompleksi i ri parlamentar ndertohet per nje periudhe deri ne pese vjet nga data e hyrjes ne fuqi te ketij vendimi.
Per te ardhur deri ne kete vendim ishin dashur plot kater vjet pune parapergatitore. Puna kishte filluar ne vitin 2001 kur zoti Namik Dokle sapo ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit te Shqiperise. Ne perpjekje per te bere disa investime te domosdoshme ne infrastrukturen e Kuvendit ai dhe stafi me te cilin punonte kishin arritur ne konkluzionin se te merreshe me riparime te pjesshme te salles ekzistuese te Kuvendit ishte nje prishje e kote e parave te buxhetit te shtetit. Ishte sic thote populli prish bucela e bej kanoce. Kuvendi kishte nevoje per nje zgjidhje radikale teresore te ambienteve te punes dhe te jetes se tij ne kushtet kur aktiviteti i tij ne shoqerine demokratike eshte i rendesishem dhe i perditshem.
Parlamenti shqiptar qe nga viti 1992 i ka zyrat e veta te ndertesa e ish-Komitetit Qendror te PPSH. Seancat plenare te tij zhvillohen ne sallen qe perdorej dikur nga Kuvendi Popullor i Shqiperise qe mblidhej dy apo tri here ne vit me nga dy dite pune. Ne dite te tjera salla perdorej nga Akademia e Shkencave qe eshte ngjitur me te.
Ne kushtet kur Parlamenti ka aktivitet gjithevjetor deputetet me banim ne rrethe perdorin per fjetje hotelet shteterore dhe private. Makinat e deputeteve si ato shteterore edhe ato private bllokojne rruget e kryeqytetit si ne bulevardin kryesor ku jane zyrat ashtu edhe ne rrugen e Elbasanit ku eshte salla e seancave plenare. Kjo i bente edhe shpenzimet per deputetet me te medha edhe mundimin e tyre me te madh edhe bezdisjen e tyre per qytetaret me te madhe. Ishte kjo arsye qe coi ne mendimin se duhej nje zgjidhje e re teresore e problemit te mjediseve te punes dhe te jetes se deputeteve.
Kjo ide u zbatua plotesisht nga kryetari tjeter i Parlamentit zoti Servet Pellumbi. Ky e quajti te drejte idene e perpunuar nga paraardhesi i tij dhe mobilizoi administraten e Kuvendit per ta konkretizuar ate. Per kete u desh te behej nje pune kolosale teknike juridike institucionale etj. ku u angazhuan me dhjetera specialiste nga me te miret e vendit tone ne fushat perkatese. U vune ne levizje nga ana tjeter Bashkia e Tiranes si njesia vendore ku do te ngrihej Parlamenti i ri si dhe Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes i cili miratoi dokumentet perkatese dhe sheshin e ndertimit per objektin e ri. Per te gjitha aspektet teknike te nje vepre unikale sic i takon te jete Parlamenti u angazhuan specialistet perkates me te mire te vendit.
Si rezultat i debateve teknike arkitektonike historike kulturore juridike etj. u arrit ne perfundimin se kompleksi i ri parlamentar duhej te ngrihej ne vendin ku sot ndodhen zyrat e Parlamentit pra atje ku eshte ndertesa e ish-Komitetit Qendror. Salla e seancave plenare nga grupi i detyres se projektimit dhe nga KRRTRSH-ja u la me tre variante ku firma projektuese do te kishte liri te plote per te zgjedhur vendin e ndertimit te salles sipas idese se saj. Ne ndertesen ku sot jane zyrat e deputeteve do te kishte edhe hotel per ta. Poshte salles se seancave plenare do te ndertohej parking per te zgjidhur largimin e makinave te deputeteve nga bulevardi kryesor i Tiranes. Vila qe sot perdoret nga Kryeministri do te perdorej nga Parlamenti si pjese perberese e kompleksit te tij.
Gjithcka pra ishte menduar dhe vendosur pas debateve te shumta si ska me mire nga institucionet perkatese. Dhe per te bere te gjithe kete pune qe coi ne vendimin e miratuar nga Parlamenti ne muajin prill 2005 u deshen plot kater vjet kohe e perpjekje.
Kjo pune ishte kryer me transparence te plote me te gjithe aktoret politike te vendit duke perfshire ketu edhe opoziten e asaj kohe Partine Demokratike. Drejtuesit e saj informoheshin periodikisht per punen e bere dhe vendimet e miratuara. Parlamenti i ri ishte menduar ti sherbente vendit per rreth dyqind vjet ne te ardhmen dhe prandaj ndertimi i tij duhet te kishte konsensusin e te gjitha paleve politike.
Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005 Partia Demokratike erdhi ne pushtet. I takonte asaj tani te vazhdonte punen e filluar per kompleksin e ri parlamentar. Ne baze te vendimit te Parlamentit te muajit prill 2005 do te krijohej nje komision i posacem shteteror me ne krye kryetarin e Parlamentit per ndjekjen e zbatimit te ketij vendimi. Opozita e re gjithashtu ishte e pranishme ne kete komision shteteror e perfaqesuar nga kryetari i grupit parlamentar te saj dhe nga kryetari i Bashkise se Tiranes.
Vendimi i mesiperm iu dorezua ne sini te argjendte Kryetares se re te Parlamentit zonjes Topalli nje dite pas zgjedhjes se saj ne ate detyre. Zonja Topalli e priti me entuziazem kete vendim dhe punoi per realizimin e saj sa me shpejt qe te ishte e mundur me qellim qe puna te perfundonte brenda mandatit te saj. Keshtu ajo do te mbetej ne historine e Parlamentit jo vetem si kryetarja e pare grua por edhe se ndertoi Parlamentin e ri. Detyrat tani ishin konkrete dhe specifike Duhej organizuar nje konkurs nderkombetar per te realizuar projektndashidene e Parlamentit te ri me sakte salles se re te seancave plenare dhe pastaj te fillohej nga puna per realizimin praktik te tij.
Ne fillim u punua me perkushtim per realizimin e konkursit nderkombetar per projekt-idene e Parlamentit. Kjo ceshtje konsumoi gati dy vjet kohe gje qe do te thoshte se po shkeleshin afatet e percaktuara ne vendimin e Parlamentit te vitit 2005. Por ky nuk ishte nje problem thelbesor. Vonesat jane te natyrshme per vepra te tilla te medha. Problem kryesor ishte vazhdimi i punes ne menyre te pandalshme me gjithe vonesat e mundshme.
Konkursi per projekt-idene e kompleksit te ri parlamentar shenoi nje ngjarje te vecante ne fushen e arkitektures shqiptare. Ne te moren pjese shume kompani serioze nga vende te ndryshme te botes. Studio arkitekture nga me te njohurat ne bote paraqiten idete e tyre ne kete konkurs. Ne jurine e tij te dominuar nga te huajt kishte personalitete te shquara te arkitektures nderkombetare. Kjo ishte nje pervoje e re jo vetem per arkitekturen shqiptare por edhe per fusha te tjera te jetes e te veprimtarise ne vendin tone. Kryeministri dhe kryetari i opozites e vleresuan konkursin me superlativa.
Nga ky konkurs ashtu sic ishte vendosur me pare u shpallen tre studio fituese perkatesisht me cmim te pare te dyte dhe te trete. Ato moren shperblimin perkates dhe i dorezuan punet e tyre ne Parlamentin shqiptar. Me pas firmes fituese iu kerkua te paraqese vleren e projektit te zbatimit dhe te fillonte punen per pergatitjen e tij. Por pikerisht ketu filloi edhe deshtimi. Gjithe punes se bere me perkushtim deri ne kete kohe iu hodh persiper nje kove me uje te ftohte.
Firma fituese e projektndashidese kerkoi nje vlere te paperfytyrueshme per pergatitjen e projektit te zbatimit prej saj. Sipas burimeve jozyrtare ajo kerkoi plot pese milione euro per te bere nje pune te tille. Kjo kerkese nuk kishte asnje mbeshtetje juridike apo teknike. Ishte thjesht nje kerkese me mendimin Tu kerkojme ketyre shqiptareve sa me shume para se keta nuk marrin vesh nga keto pune.
Ne fakt specialistet shqiptare e njohin praktiken dhe legjislacionin e huaj te puneve te tilla te medha arkitekturore. Ka norma nderkombetare te njohura per perqindjen qe ze vlera e projektit ne raport me gjithe vleren e objektit. Prandaj nuk ishte e veshtire per ta kundershtuar kerkesen e firmes fituese. Dhe nese ajo nuk hiqte dore nga marrezia e saj atehere mund te kerkohej zbatimi i projektit qe fitoi cmim te dyte ose te trete sepse edhe keto ishin projekte te mira. Per kete mund te vendoste komisioni shteteror ku bente pjese edhe Kryetarja e Kuvendit edhe Kryeministri edhe nje duzine ministrash edhe kryetari i Bashkise se Tiranes.
Kjo nuk u be dhe po te mos kishte folur perseri tani Kryeministri do te mendonim se nuk do te behej asnjehere. Para pak kohesh kur qeveria shkurtoi buxhetin per infrastrukturen e vendit ajo miratoi nje buxhet shtese per rregullimin e salles se vjeter te seancave plenare. Dhe per kete ishte miratuar nje fond prej me shume se 700 milione leke te vjetra. Kjo ishte nje ngjarje e trishtueshme sepse tregonte se Kryetarja e Parlamentit dhe komisioni Shteteror i ngritur sipas vendimit te Parlamentit te vitit 2005 ku ben pjese edhe Kryeministri kishin hequr dore perfundimisht nga ky vendim dhe kishin vendosur te lyenin me boje te re stallen e vjeter te Kuvendit qe u ka lene trashegimi regjimi qe ata e shajne cdo dite e cdo ore.
Pra nuk do te kishte kompleks te ri parlamentar do te kete vetem boje te re te mureve karrige te reje tavolina te reja mikrofona te rinj perde te reja hale te reja etj. Dhe e gjithe kjo butafori do te kushtonte 720 milione leke nga buxheti ne krize i qeverise se sotme. Te kujtojme se puna e derisotme parapergatitore nentevjecare e bere ne kete drejtim ka kushtuar rreth nje milion euro nga taksat e shqiptareve per ato pune te domosdoshme qe thame me lart.
Kur shikon keto dy veprime pra nga njera ane nje shpenzim kolosal per te ngjyrosur me boje sallen e Parlamentit te ngritur nga Enver Hoxha 60 vjet me pare dhe pastaj Kryeministrin qe flet per ngritjen e nderteses se re te Parlamentit te krijohet bindja se ne kete vend njeri Kryetarja e Kuvendit i bie gozhdes ndersa tjetri Kryeministri Berisha i bie patkoit. Perse duheshin shpenzuar aq para per nje salle te vjeter kur sic thote Kryeministri pas dy vjetesh do te kemi nje salle te re moderne te Parlamentit Kesaj pyetjeje mund ti pergjigjen vetem ata qe tallen me parate e taksapaguesve shqiptare.
Megjithate fjalet e Kryeministrit na japin shprese se projekti per nje kompleks te ri parlamentar nuk eshte hedhur ende ne kosh te pakten me fjale. Vetem se ai nuk mund te realizohet brenda dy vjetesh kohe e mbetur deri ne festen e 100-vjetorit te shpalljes se pavaresise. Ajo qe nuk u be gjate pese viteve te shkuara sic ishte planifikuar ne vendimin e Parlamentit te prillit 2005 nuk mund te behet tani per dy vjet e dy muaj. Por le te rrojme te pakten me shprese se nje dite do te ndertohet.