E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dilemat mbi stemën heraldike të Skënderbeut me Kurorë Mbretërore!

Zbulimi i një steme heraldike, me një kurorë mbretërore dhe me një formë gjysmë hëne, në letrën/kartën e librit të Marin Barletit (Historia de Vita et Gestis Scanderbegi Epirotarum Principis, Impressum Romae për B.V., fillimi i shek XVI.) dhe njoftim-publikimi, nga dy bashkautorët në gazetën Shqip, 13 prill 2009 dhe gjithashtu në gazetën Sot, 17 prill 2009, ka ngjallur mjaft interesim në opinionin publik, me sa shihet edhe nga e-mailet e shumta, që kemi marrë, (studimi, Marin Barleti, Historia e Skënderbeut në Shkodër me kopjen  origjinale, Agron Luka, Amir Ballaj).

Ne, dy bashkautorët, do të paraqesim trajtimet tona të plota në një publikim të ardhshëm. Në lidhje me trajtimet e mija, njëra nga pyetjet që më ka ardhur me internet, ishte se nga cili burim i dini ju, z. Agron disa informacione, për filmin Skënderbeu? Atëherë, ju bëj me dijeni se babai im Gjovalin Luka, ka qenë njëri ndër ideatorët, organizatorët dhe njëri ndër konsulentët historikë të filmit Skënderbeu, premiera e të cilit u shfaq në kinema Kosova në Tiranë dhe njëkohësisht edhe në një kinema në Moskë, me 28 nëntor 1953. Në origjinalin rusisht, filmi quhej Luftëtari i Madh i Albanisë Skënderbeu. Gj.L., fillimisht ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Shoqërisë së Miqësisë, Shqipëri-BRSS (më vonë Shoqëria për Marrdhënie Kulturore Shqipëri-BRSS) dhe kryeredaktor i revistës Miqësia. Më 1947, me rastin e 35 vjetorit të shpalljes së Mëvehtësisë dhe ringritjes së flamurit nacional, Gj. Luka mbajti fjalën zyrtare në Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë. Familja ruan mjaft dokumente, dorëshkrime dhe kujtime origjinale. Një nga pyetjet e përsëritura, por që ka ardhur edhe me një e-mail, pak si ofendues, kishte lidhje me raportin e Përkrenares së njohur dhe Kurorës Mbretërore, të premtuar të Gj. K. Skënderbeut, nga Papa Piu II (Enea Silvio Pikolomini), i cili do të zbarkonte në Durrës, më 1464, për të kurorëzuar Gj.K. Skënderbeun Mbret të albanëve dhe epirotëve dhe kryepeshkopin Pal Ëngjëlli Kardinal. Unë kam një seri shkrime-studimesh të publikuara, për këtë çështje dhe nuk ishte e mundur që ato të përmendeshin da capo e të shtjelloheshin aty fill e për pe.Unë e kam shprehur me kohë mendimin se Përkrenarja e famshme tashmë, nuk përfaqësonte një Kurorë Mbretërore e as një Kurorë Princërore, por ishte një dhuratë simbolike, për të cilën ai ka shprehur variantin se iu dhurua Gj. Kastriotit Skënderbeut, më 1462, personalisht nga vetë Mbreti Ferdinandi i Napolit. Në Napoli, më 1462, me përfaqësimin e të gjithë më të fuqishmëve, feudalë e qytete republikane që do të quhej si Lidhja Italike dhe  me përfaqësimin e vetë Selisë së Shenjtë të Vatikanit dhe Papës Piu II, u organizua një mbledhje e madhe sekrete dhe aty u diskutuan dhe u detajuan planet e një Kryqëzate, që do të fillonte pas sinjalit që do e hidhte vetë Papa Piu II, në Durrës. Premtimet aq madhështore, nuk janë një shpikje e A. Lukës, por janë premtime të bujshme të vetë Papës Piu II, në radhë të parë, e pastaj edhe të Lidhjes Italike. Ju mundeni ta konstatoni e ta lexoni vetë, këtë fakt evident: në faqet 396-399; 402-403; 409: 418-421; 426-431; 436-443; 476-479 e deri në fund të librit HS! Në f 418 të HS, ju mundeni ta lexoni me sytë tuaj se si i diferencon dhe i denoncon posaçërisht vetë M. Barleti premtimet e superbujshme të Papës Piu II, që më vonë do të merrnin edhe dhenë për nga buja e tyre etj. Në f 420-421, ju mundeni të lexoni këtë çështjen e dhuratave ushtarake të rralla dhe të çmuara, që vetë Mbreti Ferdinandi i Napolit ia dhuronte si babait të tij Skënderbeut, dhe bashkë/e gjysmë Mbretit me të cilin do të ndante gjithçka përgjysmë, përfshirë edhe vetë Mbretërinë dhe kjo nuk është shpikje fantazie e imja! Unë mendoj se me këtë rast i qe dhuruar kjo Përkrenare Simbolike, ky është mendimi im. E ripohoj edhe një herë trajtimin tim, se prof. K. Frashëri, për sa i përket origjinës nga Kastrioti, studimeve rreth shpatës dhe Përkrenares etj, ia ka mëvehtësuar të gjitha kontributet shkencore, P. Marin Sirdanit! (Skanderbegu mbas gojëdhanash, Shkodër 1926). Për të ashtuquajturat përfundime shkencore, si fjala e fundit, të prof. K. Frashërit (Ju rrëfej armët e Skënderbeut, 9 shkurt 2005, në Internet), e ripohoj përsëri trajtimin tim: A) Përkrenarja nuk është prekur e falsifikuar me një shtesë me rrip bakri nga pasardhësit Kastriotë të shek XVII, për rritje vlere të titullaturës së Gj. K. Skënderbeut. B)Skënderbeu e kishte titullin Princ, krahas titullaturës si Dominus, edhe sepse Traktati i Gaetës, me Mbretin Ferdinand të Napolit, e kishte një klauzolë relative, ku Gj.K. Skënderbeu, do të ishte si vasal i mirëfilltë i Mbretërisë së Napolit, vetëm mbasi të kishte përfunduar me sukses ajo Fushata-Kryqëzata.  C)Nuk ka asnjë argumentim të sigurt shkencor që Përkrenaren, tia kishte dhuruar Papa Pali II, në natën e Krishtlindjes 1466-1467, siç i rezulton prof. K. Frashërit. Pali II, i kishte dhuruar vetëm një shpatë të drejtë dhe një kapela, e cila kapela ishte një kapele dhe jo një helmetë lufte e mirëfilltë, pra jo një kësulë-Përkrenare jo komode sikurse e trajton prof. Frashëri!  D)Në vitin 1467, nuk kishte më kund erë kryqëzate, pavarësisht se vazhdonin mashtrimet me mbledhje fondesh. Vetë M. Barleti, menjëherë mbas vdekjes së Papës Piu II, na ka përcjellë këtë mesazh, me gojën e Skënderbeut, në një fjalim që ai mban: Unë kujtoj se ska qenë aspak pa dobi për botën e krishterë që kjo fushatë kundër turqve nuk shkoi më tutje...për të mos ndezur brenda botës së krishterë një zjarr edhe më të tmerrshëm kundër vetes sonë. (HS, f 452). E)Skënderbeu nuk e ka mbajtur ndonjëherë në kokë këtë Përkrenare jo komode, sepse nuk ishte aq idiot sa të dilte si Don Kishoti i Mançes me Përkrenaren/legenin e Mambrinit.  F)Unë e përkrah plotësisht mendimin e dr. M. Zeqos, sikurse jua nxora edhe gazetën me studimin e dr. Zeqos, në TV se kjo Përkrenare, kishte simbolikën si një edicion-Parashikim Profetik, bazuar te Parashikimet e Danielit te Bibla e Vjetër mbi Aleksandrin e Madh/Iskender al Akbar/Iskender Dhulkarnejni, ku Cjapi i Perëndimit do tia thyente kokën dhe brirët Dashit të Orientit, Sulltan Kahlifit Mehmet II, Fatihu. (krahas tij e kam shprehur  edhe unë vetë dhe kjo ishte diskutuar qysh më 1953 etj, etj) Parashikimi doli, por në ndryshim 180 gradë, ku jo vetëm u thye Cjapi i Perëndimit por iu thye edhe varri! G)Por unë e shpreh përsëri se Përkrenarja i ishte dhuruar më 1462, dhe ideja e dr. Zeqos mbushet me justifikimin konkret me këtë datim. Me këtë rast qartësohet edhe pozicioni: Kryqëzata me qëllime të largëta agresore, kundra Islamizatës direkt agresore në korso. Në datimin e prof. K. Frashërit më 1467, i cili nuk është i vërtetuar, çështja kthehet në një tallje ironike. H)Përkrenarja, për mendimin tim të shprehur, ishte edhe një rikonfirmim i atyre premtimeve të bujshme të Papës Piu II dhe Lidhjes Italike dhe prandaj aty janë shënuar dhe fiksuar  titujt Princ dhe Mbret. I)E rikonfirmoj edhe një herë variantin tim të shprehur se Përkrenarja ka edhe një interpretim tjetër. Për e-mailin e dr. Musa Ahmetit, nëse atij i ka mbetur paksa hatri për atë fjalën vizitori, megjithëse ka qenë e shkruar pa asnjë lloj nuance, unë i kërkoj falje, mbasi formuluesi brenda natës, i këtij shkrimi, kam qenë unë personalisht dhe jo Amiri. E falënderoj edhe për vërejtjen për inicialet B. V. , Bernardinus Venetus de Vitalibus. Kjo ka ndodhur nga shpejtësia, por jo se nuk e kam ditur. I kujtoj, se pikëpamja ime është që shtypshkrimi i librit HS duhet të ketë përfunduar edhe më përtej se viti 1508-1510, kohë tek e cila Papa Juli II tashmë e kishte themeluar Bibliotecën Vaticana etj. Dua tia njoftoj dr. Musa Ahmetit (të cilin e sillnin edhe si një person enigmatik që luan me internetin etj), se në internet, është edhe një shkrim i imi (flakë për flakë), ku gjithashtu brenda natës i kisha formuluar urimet dhe përgëzimet më të mira, dhe disa ide të mijat për nja tre Theodorë Scutariotë, me rastin e atij zbulimit të pafat të një libri shqip më të hershëm se Formula e Pagëzimit e Pal Ëngjëllit. Me këtë rast dr. Musa Ahmeti, ne të dy b

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›